Home Aktualitet Emina Cunmula...

Emina Cunmulaj e ftuar në Podkastin e kryeministrit Rama: Fëmijet e mi s’duhet të harrojnë fshatin e nënës së tyre

823
0

Në episodin e 11 të Podkastit “FLASIM”, kryeministri Edi Rama ka pasur një ndër modelet më të famshme shqiptare Emina Cunmulaj, e cila aktualisht është duke pritur edhe konfirmimin si “Konsulle e nderit e Republikës së Shqipërisë”.

Vajza e pasarelave të para dhe fotografive, përballë Ramës ka treguar për fillesat e saj dhe për dashurinë që ka për vendlindjen e saj, Tuzin.

Gjatë bisedës kryeministri e ka pyetur modelen në lidhje me pasionin dhe dëshirën e saj të madhe që kishte për të mbledhur votat e qytetarëve të Malit të Zi për shqiptarët, dhe Cunmulaj thekson se ajo nuk merret me politike por thjesht dëshiron më të mirën për vendin.

Jo merresh sepse shkon dhe fut hundët atje. Se njerëzit kujtojnë se të merresh me politikë është vetëm të jesh politikan, është vetëm të jesh deputet, është vetëm të jesh i përzier drejtpërdrejt dhe përditë. Jo, të merresh me politikë është të jesh një qytetar i mirë se nuk e di cili prej presidentëve amerikanë, kam përshtypje Ronald Reagan thoshte: Nuk mjafton një njeri i mirë, për të bërë një qytetar të mirë. Njeriu i mirë është për veten dhe për njerëzit rreth tij, qytetari i mirë është dhe për jashtë pragut të shtëpisë që thotë fjalën apo jep kontributin e tij bashkë me të tjerët”. Kështu që, ti me politikë merresh që ç’ke me atë punë ndërsa si qytetare e angazhuar shkon atje me Nik Gjeloshin dhe ke bërë xheloz gjithë dynjanë duke ndjenjur me Nikun, duke bërë fotografi, duke dalë lart e poshtë edhe madje ka dhe zëra..”, ka thënë Rama.

Ndërsa modelja është shprehur se dëshira e saj është që të shikojë sa më shumë zhvillim në vendlindjen e saj dhe pse duket se vitet e fundit ka shumë ndryshime.

Unë për atë që shoh me sy të ballit, luftoj për atë. Unë kur e shoh Tuzin sot, që zhvillohet dhe vazhdon të zhvillohet, do të luftoj për të ardhmen e popullit shqiptar. Aty, në trojet shqiptare të Malit të Zi. Thjesht, asgjë tjetër. Unë Nikën e shoh si dikush që ka ardhur në pushtet dhe ka bërë shumë gjëra që nuk si kanë bërë njerëzit përpara, që e kanë pasur për 30 vite. Unë sot i mbush 38 vjet. Është hera e parë në Mal të Zi që rruga është asfaltuar deri te shtëpia ime si duhet. Gjynah! Turp! Pse s’e kanë bërë të tjerët? Kanë pasur buxhetin. Janë gjëra të thjeshta. Janë gjëra elementare që të ekzistojë vendi, që t’i kemi dhe ne kushtet si malazezët”, ka thënë modelja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit