Home ShowBiz Emina Çunmula...

Emina Çunmulaj përfundon në spital, shkak vajza e saj 5-vjeçare

142
0

Modelja e njohur Emina Çunmulaj, ka lajmëruar në Instagramin e saj se ka përfunduar në spital. Shkaku është sa dramatik, aq edhe komik.

Vajza e saj, 5-vjeçare, Mia e ka goditur në pjesën e poshtme të kurrizit, duke i shkaktuar një dhimbje të tmerrshme.

“Ka qenë një natë shumë e vështirë. Siç mund ta shihni edhe nga sytë mi pasi nuk kam mundur të fle. Dje në mbrëmje, vajza ime Mia, vrapoi sipër meje ndërkohë që unë isha ulur dhe më goditi në pjesën e poshtme të kurrizit. Kam qenë në një dhimbje të tmerrshme dhe akoma jam. Kur jam shtrirë ndihem më mirë por kur filloj të lëviz dhimbja përkeqësohet. Dhimbja ka qenë e papërshkrueshme”, thotë modelja.

Gjithashtu, Emina ka treguar se i është dashur të vizitojë doktorin, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

“Le të shohim se çfarë mund t’i bëjë kurrizit goditja me gju nga një 5-vjeçare”, shkruan Çunmulaj.

Më tej, modelja ka treguar se ka pësuar një spazmë të muskujve shkaktuar nga goditja e vazjës së saj.

“Më vjen të qesh se nëse do më kishte thënë dikush që një 5-vjeçare mund të të bëntë për spital, do i kisha thënë ke luajtur mendsh. Mirë se edhe kjo kaloi. Më e bukura është se jam duke u plakur se të ma kishte futur para 10 viteve, nuk do kisha asgjë”, përfundon Emina.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit