Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 27 Nëntor 2026, 09:23 Bushi pas shortit të EURO U-21 2027: Do të jemi konkurrues në çdo ndeshje, publiku do të jetë një favor shumë i madh Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka komentuar kundërshtarët e kuqezinjve në fazën finale të Kampionatit Europian U-21 2027, pas shortit të hedhur këtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Partia e re
  • Kriza në PS
  • Protestat
  • Dosja Veliaj
  • Marta Kos
  • Rusia
  • Europa League
  • Sondazhi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Partia e re
  • Kriza në PS
  • Protestat
  • Dosja Veliaj
  • Marta Kos
  • Rusia
  • Europa League
  • Sondazhi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dëshmi tronditëse për të kaluarën e shqiptarit të dyshuar. Dalin akuza të reja

Aktualitet E hënë, 23 Shkurt 2026 14:28
Dëshmi tronditëse për të kaluarën e shqiptarit të dyshuar. Dalin akuza të reja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zhvillime të reja dhe dëshmi tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me 64-vjeçarin me origjinë shqiptare, i cili dyshohet se shfrytëzoi mungesën disa minutëshe të nënës për të tentuar përdhunimin e një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara në zonën e Kipselit, Athinë.

Nëna e vajzës, e cila vuan nga paralizë cerebrale dhe probleme të rënda shëndetësore, rrëfeu momentet e ngjarjes, duke treguar se kishte dalë për pak minuta në farmaci kur vuri re diçka të dyshimtë dhe u kthye menjëherë në shtëpi.

“Zbrita shkallët, futa çelësin në derë dhe ndjeva pengesë. E shtyva derën dhe e pashë të shtrirë mbi vajzën time. Mora një tigan të madh dhe e godita në kokë”, tregoi ajo, duke përshkruar momentin kur e kapi brenda banesës.

Sipas saj, burri ishte i njohur për familjen prej rreth 18 vitesh, pasi ishte njohur përmes një kuzhine sociale të kishës dhe shpesh i ndihmonte me ushqime apo punë të vogla, çka i kishte krijuar akses në banesë. “Nuk e prisja kurrë. Siç thonë, ndonjëherë njeriu më i afërt bëhet armiku më i madh”, u shpreh ajo.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mjekësia ligjore ka konstatuar se nuk ka prova për një përdhunim të përfunduar, por autoritetet vlerësojnë se bëhet fjalë për tentativë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë, një dëshmi tjetër ka dalë në pah. Një fqinje pretendon se vajza e 64-vjeçarit i ishte ankuar në të kaluarën se babai i saj kishte tentuar ta përdhunonte. “Më tha se kishte tentuar ta detyronte me forcë. Nuk e besova, sepse e njihja prej mbi 30 vitesh”, deklaroi ajo.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 3 orësh
Moti sot, 27 nëntor 2026: shi në Tiranë, 16°C

Moti sot, 27 nëntor 2026: shi në Tiranë, 16°C

Para 3 orësh
Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi në BE me çështjen e kufirit

Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi në BE me çështjen e kufirit

Para 11 orësh

Një tjetër dëshmitare tha se rreth gjashtë muaj më parë e kishte parë burrin duke shoqëruar një vajzë me karrocë drejt shtëpisë së tij, duke pretenduar se do ta ndihmonte pasi familja e saj kishte mbetur pa ujë.

64-vjeçari vijon të jetë i zhdukur dhe ka fikur telefonin celular. Policia ka nisur kërkime në të gjithë zonën e Atikës për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Akuza të reja ndaj 64-vjeçarit – Pretendohet se në të kaluarën kishte tentuar të abuzonte edhe me vajzën e tij

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me të shkuarën e 64-vjeçarit, i cili dyshohet për sulmin ndaj 25-vjeçares me aftësi të kufizuara në Kipseli.

Sipas informacioneve, burri është baba i katër fëmijëve dhe njëra prej vajzave të tij ka kontaktuar nënën e 25-vjeçares, duke i shprehur mbështetje dhe duke i thënë se po kërkon edhe ajo të atin.

Po ashtu, janë bërë publike pretendime se në të kaluarën ai kishte tentuar të abuzonte seksualisht edhe me vetë vajzën e tij, çka kishte sjellë një incident të ngjashëm në pallatin ku banonin.

Lidhur me këtë informacion, nëna e 25-vjeçares deklaroi: “Kur vajza e tij ishte e mitur, ai kishte tentuar ta abuzonte seksualisht. Ajo e kishte goditur dhe ishte larguar nga shtëpia. Tani ajo po ndjek rrugë ligjore dhe më ka thënë se do të më mbështesë edhe mua në procesin gjyqësor për këtë çështje. Afati i flagrancës po mbaron dhe ende nuk e kanë gjetur”.

64-vjeçari vijon të jetë i shpallur në kërkim, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Në Google

Na bëni burim të preferuar në Google

Shihni lajmet e Koha Jonë të parat në Google Search dhe Top Stories.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bushi pas shortit të EURO U-21 2027: Do të jemi konkurrues në çdo ndeshje, publiku do të jetë një favor shumë i madh
Para 12 minutash

Bushi pas shortit të EURO U-21 2027: Do të jemi konkurrues në çdo ndeshje, publiku do të jetë një favo...

Pas debateve maratonë në Kuvend, miratohet me 80 vota pro buxheti 10 miliardë euro për vitin 2027
Para 19 minutash

Pas debateve maratonë në Kuvend, miratohet me 80 vota pro buxheti 10 miliardë euro për vitin 2027

Përplasje masive mes policisë dhe tifozëve të Besiktasit, shkak u bë flamuri palestinez (VIDEO)
Para 23 minutash

Përplasje masive mes policisë dhe tifozëve të Besiktasit, shkak u bë flamuri palestinez (VIDEO)

Tirana mirëpret sot Samitin për Planin e Rritjes, reagon kryeministri Rama. Agjenda
Para 26 minutash

Tirana mirëpret sot Samitin për Planin e Rritjes, reagon kryeministri Rama. Agjenda

Më të lexuarat

1 Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së
Para 19 orësh

Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së

2 Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!
Para 15 orësh

Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!

3 Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë
Para 16 orësh

Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë

4 Bllokimi i rrugëve gjatë protestave, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për gjobat
Para 16 orësh

Bllokimi i rrugëve gjatë protestave, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për gjobat

1 Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së
Para 19 orësh

Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së

2 Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!
Para 15 orësh

Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!

3 Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë
Para 16 orësh

Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë

4 Bllokimi i rrugëve gjatë protestave, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për gjobat
Para 16 orësh

Bllokimi i rrugëve gjatë protestave, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për gjobat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.

Shih Koha Jonë të parën në Google

Na shtoni si burim të preferuar me një klik.

Shto te burimet e preferuara