Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 27 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.4 lekë dhe shitet me 90.1 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Partia e re
  • Kriza në PS
  • Protestat
  • Dosja Veliaj
  • Marta Kos
  • Rusia
  • Europa League
  • Sondazhi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Partia e re
  • Kriza në PS
  • Protestat
  • Dosja Veliaj
  • Marta Kos
  • Rusia
  • Europa League
  • Sondazhi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kukës, Kryebashkiaku apel të rinjve: Dëmtimi i pronës nuk është mënyra për të shprehur pakënaqësitë

Aktualitet E premte, 16 Tetor 2026 15:08
Kukës, Kryebashkiaku apel të rinjve: Dëmtimi i pronës nuk është mënyra për të shprehur pakënaqësitë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Bashkisë Kukës, Albert Halilaj ka reaguar pas protestës së të rinjve, gjatë së scilës janë dëmtuar semaforë, kosha mbeturinash dhe billborde, ndërsa janë vënë në zjarr dhe pemë dekorative në sheshin kryesor.Halilaj në një mesazh drejtuar qytetarëve bën thirrje për vetëpërmbajtje, përgjegjësi dhe respekt ndaj pronës publike, duke theksuar se ajo është pasuri e përbashkët e të gjithë komunitetit. Një apel i veçantë u drejtohet prindërve dhe mësuesve, të cilëve u kërkohet të bisedojnë me të rinjtë dhe t’i ndihmojnë ata të kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre.

Reagimi i plotë

Në lidhje me situatën e krijuar gjatë protestës së të rinjve në qytetin e Kukësit një ditë më parë, ku janë dëmtuar semaforët, koshat e mbeturinave, billboardet, si dhe janë vënë në zjarr pemë dekorative në sheshin kryesor të qytetit, dëshiroj të përcjell një mesazh të sinqertë për të gjithë ju.

Si prind, si qytetar i këtij qyteti dhe si Kryetar i Bashkisë Kukës, bëj thirrje për vetëpërmbajtje, përgjegjësi dhe respekt ndaj pronës publike, e cila është pasuri e përbashkët e të gjithë qytetarëve.

E drejta për të protestuar është legjitime dhe duhet respektuar. Çdo i ri ka të drejtën të shprehë mendimin, pakënaqësinë dhe qëndrimin e tij. Por protesta nuk duhet të kthehet në dhunë dhe dëmtimi i pronës publike nuk mund të jetë mënyra për të shprehur pakënaqësinë. Dëmtimi i pasurive publike prek drejtpërdrejt të gjithë komunitetin dhe cenon përpjekjet tona të përbashkëta për një qytet më të mirë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një thirrje e veçantë shkon për prindërit dhe mësuesit. Bisedoni me fëmijët dhe nxënësit tuaj, dëgjojini dhe ndihmojini të kuptojnë se çdo veprim ka pasoja. Familja dhe shkolla janë dy shtyllat kryesore në formimin e brezit të ri dhe në edukimin e tij me vlerat e qytetarisë, përgjegjësisë dhe respektit për të mirën e përbashkët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të rinjtë duhet të kuptojnë se semaforët, koshat, hapësirat e gjelbra dhe çdo element tjetër i qytetit janë pasuri që u shërbejnë të gjithëve. Dëmtimi i tyre sjell kosto për komunitetin dhe dëmton vetë qytetin ku jetojmë.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 23 minutash
Moti sot, 27 nëntor 2026: shi në Tiranë, 16°C

Moti sot, 27 nëntor 2026: shi në Tiranë, 16°C

Para 24 minutash
Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi në BE me çështjen e kufirit

Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi në BE me çështjen e kufirit

Para 8 orësh

Të dashur të rinj, zëri juaj ka rëndësi, mendimi juaj duhet dëgjuar dhe shqetësimet tuaja meritojnë vëmendje. Por fuqia e një shoqërie qëndron te dialogu, qytetaria dhe aftësia për të shprehur qëndrimet pa dëmtuar të tjerët dhe pronën e përbashkët.

Kukësi është shtëpia jonë e përbashkët dhe ruajtja e tij është përgjegjësi e secilit prej nesh.

Le të bashkëpunojmë, prindër, mësues, nxënës dhe qytetarë, për të përcjellë te brezi i ri mesazhin se protestimi dhe respekti për pronën publike duhet të ecin së bashku.

Me dialog, mirëkuptim dhe përgjegjësi qytetare, mund të ndërtojmë një Kukës më të mirë për të gjithë.

Ta duam, ta respektojmë dhe ta mbrojmë qytetin tonë!

Etiketat e lidhura

Kukes
Në Google

Na bëni burim të preferuar në Google

Shihni lajmet e Koha Jonë të parat në Google Search dhe Top Stories.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 23 minutash

Kursi i këmbimit: euro 89.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, 27 nëntor 2026
Para 23 minutash

Horoskopi i ditës, 27 nëntor 2026

Moti sot, 27 nëntor 2026: shi në Tiranë, 16°C
Para 24 minutash

Moti sot, 27 nëntor 2026: shi në Tiranë, 16°C

Juventus fiton me poker ndaj Omonias, ngjitet në vendin e dytë në Europa League
Para 7 orësh

Juventus fiton me poker ndaj Omonias, ngjitet në vendin e dytë në Europa League

Më të lexuarat

1 Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së
Para 15 orësh

Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së

2 Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!
Para 12 orësh

Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!

3 Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë
Para 12 orësh

Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë

4 Bllokimi i rrugëve gjatë protestave, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për gjobat
Para 13 orësh

Bllokimi i rrugëve gjatë protestave, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për gjobat

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.

Shih Koha Jonë të parën në Google

Na shtoni si burim të preferuar me një klik.

Shto te burimet e preferuara