Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A mundet që Kina të kalojë Shtetet e Bashkuara?!

Bota E premte, 20 Nëntor 2020 13:17
A mundet që Kina të kalojë Shtetet e Bashkuara?!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Alain LEMANSON

Fuqia e dytë ekonomike më e madhe në botë, Kina dëshiron më shumë se çdo gjë tjetër tu rrëmbejë fronin e liderit Shteteve të Bashkuara.  Një dëshirë e ashpër kjo që duhet të dalë përballë dy grackave kryesore!
Sipas holumtuesit dhe studiuesit tonë Alain Lemasson, i cili mëson ekonomi dhe financa përmes librave, siteve më serioze të lajmeve apo edhe seminareve shkencorë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Para 4 orësh
Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Para 7 orësh
Franca përfshihet nga dhuna: Protestat për krizën e jetesës përshkallëzohen

Franca përfshihet nga dhuna: Protestat për krizën e jetesës përshkallëzohen

Para 8 orësh

Kursi është i qartë, Kina synon të kapërcejë Shtetet e Bashkuara në 2049, viti i njëqind vjetorit të vdekjes së Mao Ce Dunit. Dikush mund të pyesë veten për realizmin e një sfide të tillë, por boshllëqet midis dy vendeve sot janë shumë të mëdha.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sigurisht, përparimi ekonomik i bërë në një dekadë nga ish-Mbretëria e Mesme është i madh dhe shumë pak do të mundet kjo arritje në njëzet e nëntë vitet e ardhshme. Por, në të njëjtën kohë, makineria e frikshme tekniko-financiare e Shteteve të Bashkuara nuk do të ndalet kurrë, përkundrazi ata progresojnë fuqimisht. Vendosmëria e udhëheqësve kinezë megjithatë duket e palëkundur dhe ne nuk e verifikojmë dot se si problemet shëndetësore, COVID19 të momentit do të mund të ndryshojnë përparimin e Kinës.
Qindra miliona kinezë janë hequr nga lista e varfërise dhe në disa sektorë, industria po plotëson standardet ndërkombëtare. Shumë kompani kineze janë duke konkurruar me “gafat amerikane”, por edhe duke nënvizuar këtu prapambetjen evropiane në teknologjinë dixhitale. Dhe nga Rruga e Mëndafshit e deri në marrjen diskrete të resurseve shlencore nga kompanitë e huaja, një arsenal i tërë burimesh është vendosur në duart kineze. Dy elemente megjithatë ka të ngjarë ta dështojnë bastin e udhëheqësve kinezë, fundi i pasivitetit të popullit kinez, si edhe vonesa e Kinës në fushën e “forcës së butë”.

Zbulimi i lirisë

Gjëja më e habitshme për politikën e brendshme kineze është sigurisht liria për të udhëtuar prej qytetareve. Një liri që bie në kontrast me kontrollet dhe kufizimet e shumta që rëndojnë në jetën e përditshme në Kinë. Nuk eshtë e lehtë të imagjinohet intensiteti i diskutimeve brenda Byrosë Politike përpara kësaj zgjedhjeje të rrezikshme për t’u dhënë miliona njerëzve mundësinë për të zbuluar atë që dikush mund ta quajë “shije për diku tjetër”.  Nga turistët e thjeshtë te udhëtarët e parë!  Udhëtarët kinezë tani po udhëtojnë gjithnjë e më shumë, sigurisht për ata që tanimë jetojnë jashtë, apo studentët në Evropë. Udhëheqësit kinezë mund të kenë nënvlerësuar tronditjen që përfaqëson zhytja graduale në mënyrën tonë të jetës për këta studentë të rinj.
Integrimi i tyre në Francë në veçanti shkon mjaft mirë në fillim, sepse mënyra jonë e mësimdhënies është në të gjitha pikat e ngjashme me atë që kërkohet në Kinë. Mësuesi flet, nxënësit shënojnë, ky është mbretërimi i lavdisë, gjeneratorit në Francë si edhe në Kinë me ankthin e notës, izolimit dhe ndrojtjes, por gjithashtu në fund të fundit shënohet nga fitoret! Kënaqësitë e moshës dhe të një jete studentore cilësore, e cila është në të vërtetë mjaft e këndshme bën diferencën. Por, ky ankth i shurdhër jeton me çdo banor të ri të Kinës! Ata po bëhen të vetëdijshëm për peshën e të pathënave në jetën e përditshme në Kinë. Prandaj, ne mund të imagjinojmë rrezikun e mundshëm për udhëheqësit kinezë të një përhapjeje të përgjithshme të një gjendjeje të re shpirtërore në mesin e popullatës kineze, dhe në një fare mënyrë po nënkuptojne fundin e nënshtrimit politik. Këta udhëheqës duket se e kanë anashkaluar këtë rrezik. Dëshmitë e fëmijëve të tyre, studentë të privilegjuar në botën kozmopolite të universiteteve më të mira të Amerikës, mund t’i kenë çuar ata të nënvlerësojnë problemin real.

Sfida e fuqisë së butë

Nuk është aspak e pamundur që Kina një ditë të kapërcejë Shtetet e Bashkuara në çështjet ushtarake ose industriale, dy përbërës të rëndësishëm prej fuqisë eknomike. Nga ana tjetër, arritja e Shteteve të Bashkuara në fushën e fuqisë së butë duket ndryshe dhe e vështirë për kinezët. Forca e butë amerikane shprehet në shumë mënyra, e para dhe më e rëndësishmja është gjuha internacionale dhe natyrisht e bukur. Dhe pas gjuhës, ekziston një kulturë e tërë që ka tërhequr vëmendjen në të gjithë botën dhe ka prekur ndjeshmërinë e miliona njerëzve.
Literatura amerikane, prodhime të panumërta nga studiot Hollywood e Disney, por edhe yjet e muzikës kanë pushtuar hapësirën imagjinare të mbarë botës. Përtej kthesave politike të ditës, miti i fuqishëm i Amerikës është i ankoruar fort në botë. Një mit i bazuar në vlerat kryesore të lirisë dhe barazisë, si dhe një formë dashamirësie, të cilën brutaliteti i vërtetë nuk e ndryshon dot aspak. Ky imazh jashtëzakonisht pozitiv i Amerikës ka lënë një gjurmë të qëndrueshme për shumë breza, dhe do të duheshin disa presidenca të njëpasnjëshme katastrofike për ta njollosur atë, gjë që nuk mund të ndodhë kurrë në SHBA. Kështu që këtu NE jemi vite drite nga imazhi i Kinës.
Sot, në mendjet e njerëzve e në të gjithë botën, Amerka mbetet simbol paqeje dhe lirie pa kufi dhe ndasi. Sapo hyn në Amerikë, vështirë se kthehesh më pas, ose nuk e harron dot kurrë Atë! Gjuha interesante, por fatkeqësisht e paqartë kineze, imponon një proces të gjatë mësimi, dhe përmbajtja e mediave të përkthyera është shumë e lodhshme. Mbetet shumë e vështirë dhe as mundet të imagjinohet ndryshe, pasi përhapja e kulturës në arsimin kinez tani kryhet nën kontrollin e rreptë të fuqisë shtetërore. Prandaj duket iluzion të imagjinohet se në më pak se njëzet vjet Kina mund të arrijë në zonën thelbësore të energjisë së butë Amerikane. Parakushti për këtë do të ishte lehtësimi i kontrollit të lirive individuale dhe ndoshta do të afrohemi deri diku.

– Alain Lemasson, ish-financues, jep mësime për ekonominë dhe financat “aktuale”

Përgatiti në shqip, Hamza HATIKA

Etiketat e lidhura

hamza hatika
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 3 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 4 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 4 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 8 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 6 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 4 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.