Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 23:03 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike Reforma zgjedhore dhe mundësia që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre u bënë pjesë e debatit në emisionin “Top Story”. Analisti Arian Curri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VOA: Rusia konfirmon se do të aneksojë të premten rajonet e Ukrainës ku u mbajt referendumi

Të Përzgjedhura
E enjte, 29 Shtator 2022 17:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga VOA-

Rusia konfirmoi të enjten se do të aneksojë zyrtarisht pjesë të Ukrainës ku u mbajtën “referendume” të orkestruara nga Kremlini, të cilat qeveria ukrainase dhe Perëndimi i kanë denoncuar si të paligjshme dhe të manipuluara. Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë nesër në një ceremoni në Kremlin kur Moska do të deklarojë se katër rajone të Ukrainës do të bashkohen zyrtarisht me Rusinë, u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov. Ndërsa Uashingtoni dhe Brukseli po përgatisin masa të reja ndëshkuese për Rusinë dhe ndihmë shtesë ushtarake për Kievin, ukrainasit kanë filluar të largohen nga zonat që pritet të aneksohen nesër nga Rusia.

Ukrainasit po largohen nga territoret e pushtuara nga Rusia pasi Moska organizoi ato që perëndimi dhe Kievi i cilësuan si referendume të paligjshme me qëllim të aneksimit të katër zonave të Ukrainës.

Ukrainasit në këtë qendër pritjeje për të evakuuarit, thanë se njerëzit u detyruan të votonin në rrugë nga zyrtarët e armatosur me armë.

“Askush nuk u interesua për mendimin tonë. Ne u detyruam të votojmë”, tha një ukrainase që priste evakuimin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por në Moskë, përgatitjet për aneksimin po bëhen me shpejtësi.

Skena është ngritur në Sheshin e Kuq me ekrane dhe tabela gjigante ku janë shkruajtur emrat e katër zonave të Ukrainës: “Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson dhe Rusi!”.

Këto katër rajone që pritet të aneksohen përbëjnë rreth 15% të territorit ukrainas.

Të mërkurën, administratat e instaluara nga Rusia në këto zona i kërkuan zyrtarisht presidentit rus Vladimir Putin t’i përfshijë ato në Rusi.

“Ceremonia e nënshkrimit të traktateve për territoret e reja që bashkohen me Rusinë do të mbahet nesër në Pallatin e Madh të Kremlinit në sallën e Shën Gjergjit”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Zoti Peskov tha se administratorët pro-Moskës të rajoneve ukrainase do të nënshkruajnë traktate për t’u bashkuar me Rusinë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë i kanë dënuar ashpër votimet si “të rreme” dhe janë zotuar të mos i njohin kurrë rezultatet e tyre.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy foli me udhëheqësit e disa vendeve përfshirë Britaninë, Kanadanë, Gjermaninë dhe Turqinë, duke kërkuar më shumë ndihmë ushtarake dhe sanksione më të ashpra ndaj Moskës.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin e pozitës sonë. Ukraina nuk mund dhe nuk do të tolerojë asnjë përpjekje nga Rusia për të marrë pjesë të tokës sonë”, tha zoti Zelensky.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se Uashingtoni do të dërgojë ndihma shtesë për Ukrainën.

“Shtetet e Bashkuara po shpallin një paketë shtesë të armëve dhe pajisjeve në vlerë prej 1.1 miliardë dollarësh për Ukrainën”, tha zonja Jean Pierre.

Njoftimi e çon shifrën e përgjithshme të ndihmës amerikane për Ukrainën në mbi 16 miliardë dollarë.

Uashingtoni dhe BE-ja gjithashtu thanë se do të imponojnë sanksione shtesë ndaj Moskës.

“Ne jemi të vendosur të ndëshkojmë Kremlinin për këtë përshkallëzim të mëtejshëm”, tha Ursula von der Leyen Presidente e Komisionit të BE-së.

“Ne propozojmë sanksione të reja të importit për prodhimet ruse. Kjo do t’i mbajë ato jashtë tregut evropian dhe do t’i privojë Rusisë të ardhura shtesë prej 7 miliardë eurove. Ne po propozojmë gjithashtu zgjerimin e listës së prodhimeve që nuk mund të eksportohen në Rusi më me qëllim të privojë Kremlinin nga teknologjitë kryesore ushtarake”, tha zonja von der Leyen.

Mund t'ju interesojë

Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programin Artemis

Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programi...

7 Nëntor 2026, 20:31
De Laurentiis viziton Napolin në grumbullim: Mbështetje për Allegri, por me kushte

De Laurentiis viziton Napolin në grumbullim: Mbështetje për Allegri, por me kushte

7 Nëntor 2026, 09:02
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Nëse masat e reja miratohen ato do i shtohen një liste të gjatë të sanksioneve tashmë të vendosura kundër Moskës që nga nisja e sulmit të saj në Ukrainë në muajin shkurt.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock iu bashkua të enjten zyrtarëve të tjerë perëndimorë në denoncimin e referendumeve.

“Nën kërcënime dhe ndonjëherë edhe nën tytën e armëve njerëzit nxirren nga shtëpitë ose vendet e tyre të punës për të votuar në kuti votimi prej xhami,” tha ajo në një konferencë shtypi në Berlin.

“Kjo është e kundërta e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,” tha zonja Baerbock. “Dhe kjo është e kundërta e paqes. Është paqe e diktuar. Për sa kohë që ky diktat rus mbizotëron në territoret e pushtuara të Ukrainës, asnjë qytetar nuk është i sigurt. Asnjë qytetar nuk është i lirë”, tha ajo./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 5 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh
Para 5 orësh

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale
Para 6 orësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër
Para 6 orësh

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori n...

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 12 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 9 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 10 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 5 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.