Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 29 Nëntor 2026, 12:53 Rama në “Flasim”: Nuk ka krizë ndërtimi, Tirana vlerësohet me çmim në festivalin botëror Kryeministri Edi Rama ka publikuar episodin më të fundit të podcastit “Flasim”, ku një nga të ftuarit ishte Dritan Shakohoxha, tashmë i angazhuar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • 29 Nëntori
  • Dëbora
  • Ilir Meta
  • Lulzim Basha
  • Ksamil
  • Nelson Hysa
  • Izrael
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • 29 Nëntori
  • Dëbora
  • Ilir Meta
  • Lulzim Basha
  • Ksamil
  • Nelson Hysa
  • Izrael
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vendim Kapaj, fyelli magjik te “The Odyssey” i Christopher Nolan, që jehon shpirtin e Labërisë dhe zërin e Shqipërisë

Kultura E diel, 26 Korrik 2026 22:17
Vendim Kapaj, fyelli magjik te “The Odyssey” i Christopher Nolan, që jehon shpirtin e Labërisë dhe zërin e Shqipërisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Laureta Petoshati

Pas jehonës së filmit hollivudian “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan dhe muzikë të kompozitorit Ludwig Göransson, vëmendja u kthye edhe te një artist shqiptar i jashtëzakonshëm: mjeshtri i fyellit Vendim Kapaj.

Papritur, televizionet dhe portalet nisën të kërkonin: Ku është Vendimi? Si jeton? Ku punon? Dhe kur u mësua se ai kishte punuar në pastrim, nisi debati se institucionet duhet të kujdeseshin për të.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por Vendim Kapaj nuk është një artist i zbuluar sot nga një lajm. Ai është një mjeshtër me një jetë të tërë kushtuar artit. Ai ka tre vjet që ka dalë në pension dhe që nga momenti kur mësoi fyellin, ai e shndërroi atë në një gjuhë të shpirtit.

Reklamë
Reklamo në Koha Jonë

Fyelli i Vendimit nuk është thjesht një instrument. Është qarja e shpirtit, vajtimi i detit, rënkimi i lumit, era e maleve dhe kujtesa e një populli. Në tingullin e tij jeton Labëria.

Mund t'ju interesojë

Princesha Kate përballet me vdekshmërinë në mal, në një film rreth shërimit nga kanceri

Princesha Kate përballet me vdekshmërinë në mal, në një film rreth shërimit nga kanceri

28 Nëntor 2026, 07:49
FOTO/ Monika Lubonja thirrje qytetarëve para protestës së 28 Nëntorit: Mos plagosni simbolet që na bashkojnë

FOTO/ Monika Lubonja thirrje qytetarëve para protestës së 28 Nëntorit: Mos plagosni sim...

26 Nëntor 2026, 15:46
NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31

Në vitet e fundit, kompozitori i talentuar Aulon Naçi, (tashmë Drejtor i Teatrit te Operas dhe Baletit) e ka ngritur këtë tingull në një dimension tjetër artistik. Ai e ka mbajtur gjithmonë pranë Vendim Kapajn, me respekt dhe përkujdesje, duke e vlerësuar si një pasuri të gjallë të muzikës shqiptare. Është pikërisht krijimtaria e Aulon Naçit ajo që ka bërë që fyelli i Vendimit të hyjë në hapësira të reja. Dy prej veprave të tij, “Shi Lotësh” dhe muzika e filmit “Deti është qielli”, kanë sjellë tingullin e këtij instrumenti tradicional në skena të reja artistike. Në “Shi Lotësh”, interpretuar nga Filarmonia e Kosovës, dhe në kolonën zanore të filmit “Deti është qielli”, me regji të Enkelejd Llucës dhe me aktorin Blerim Destani, fyelli i Vendimit dëshmon se trashëgimia jonë mund të bashkëjetojë me artin bashkëkohor brenda orkestrave sinfonike.

Sot pyetja nuk është ku punon një mjeshtër i madh, por sa dimë ta vlerësojmë atë.

Vendim Kapaj meriton një pension të posaçëm si mirënjohje për një jetë kushtuar artit dhe kulturës shqiptare. Ky nuk është një favor, por një vlerësim për një mjeshtër që me fyellin e tij ka bërë të dëgjohet kombi shqiptar.

Një shoqëri që gjen miliona për spektakle dhe figura të huaja ndërkombëtare, si në rastin e pagesave marramendëse për emra si Kanye West, duhet të mendojë edhe për artistët e saj që kanë mbajtur gjallë identitetin kulturor të kombit.

A ka reklamë më të bukur për Shqipërinë sesa kolona zanore e një filmi të Christopher Nolan, ku tingëllon fyelli i një mjeshtri lab si Vendim Kapaj? A ka ambasador më të vërtetë të një vendi sesa arti i tij, që pa bujë e pa zhurmë e çon emrin e Shqipërisë në kinemanë botërore?

Sepse reklamën më të madhe për Shqipërinë nuk e bëjnë vetëm emrat e mëdhenj të botës. E bëjnë ata që mbajnë në duar shpirtin e këtij vendi.

Dhe kur bie fyelli i Vendim Kapajt, në fund nuk dëgjohet vetëm Labëria. Dëgjohet Shqipëria.

Reklamë
Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Christopher NolanThe OdysseyVendim Kapaj
Në Google

Na bëni burim të preferuar në Google

Shihni lajmet e Koha Jonë të parat në Google Search dhe Top Stories.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama në “Flasim”: Nuk ka krizë ndërtimi, Tirana vlerësohet me çmim në festivalin botëror
Para 1 minute

Rama në “Flasim”: Nuk ka krizë ndërtimi, Tirana vlerësohet me çmim në festivalin botëror

Shëndetësia drejt integrimit 2030, takim me grupet e interesit
Para 25 minutash

Shëndetësia drejt integrimit 2030, takim me grupet e interesit

Qytetarët nisin të mbushin Sheshin Skënderbej për protestën e sotme
Para 1 ore

Qytetarët nisin të mbushin Sheshin Skënderbej për protestën e sotme

Durrës/ arrestohet 23-vjeçari me precedentë penalë, akuzohet për vjedhje në 6 biznese
Para 2 orësh

Durrës/ arrestohet 23-vjeçari me precedentë penalë, akuzohet për vjedhje në 6 biznese

Më të lexuarat

1 Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!
Para 15 orësh

Droni izraelit i rrëzuar sot po ngre shumë pikëpyetje!

2 Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel
Para 13 orësh

Nelson Hysa dëmtohet dhe dorëzohet në raundin e dytë, fiton Kabayel

3 Lulzim Basha kokë më kokë me ambasadorin amerikan në presidencë
Para 3 orësh

Lulzim Basha kokë më kokë me ambasadorin amerikan në presidencë

4 Pse u pezullojnë afatet e paraburgimit Ilir Metës dhe Erion Veliajt?
Para 3 orësh

Pse u pezullojnë afatet e paraburgimit Ilir Metës dhe Erion Veliajt?

1 Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së
26 Nëntor 2026, 14:29

Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së

2 Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!
26 Nëntor 2026, 17:45

Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!

3 Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë
26 Nëntor 2026, 17:35

Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë

4 A ka vjedhur vota PS-ja? Elisa Spiropali tregon gabimin më të madh të Ramës
26 Nëntor 2026, 21:51

A ka vjedhur vota PS-ja? Elisa Spiropali tregon gabimin më të madh të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.

Shih Koha Jonë të parën në Google

Na shtoni si burim të preferuar me një klik.

Shto te burimet e preferuara