
Britanikja Cineworld lajmëroi blerjen prej 2.1 miliardë dollarë të firmës kanadeze Cineplex në nisje të javës, ç’ka do ta bëjë atë operatorin më të madh të kinemave në Amerikën e Veriut. Cineworld ofroi 25.6 dollarë për aksion për Cineplex, ç’ka e vlerëson kompaninë kanadeze me 42% sipër vlerës që kishte në treg të Premten e kaluar.
Marrëveshja vjen dy vite pasi Cineworld bleu operatorin në SHBA, Regal Cinemas për 3.6 miliardë dollarë. Blerja e Cineplex do të shtojë 165 kinema dhe 1,695 ekrane në rrjetin botëror prej 9,498 ekrane të Cineworld. Ekzekutivi, Anthony Bloom, tha se objektiva e menjëhershme pas blerjes do të jetë bashkimi i Cineplex me biznesin në Shtetet e Bashkuara.
Kompania bëri të ditur se do të vazhdojë rinovimin e rrjetit Regal në Shtetet e Bashkuara. Cineworld është listuar në bursën e Londrës që prej vitit 2007. Bank of Amerikca, HSBC dhe Goldman Sachs kanë qenë këshilluesit financiarë për blerjen.
