Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Ouija”, si u krijua legjenda e lojës që të lejon të flasësh me personat që kanë ndërruar jetë

Kuriozitete E martë, 15 Tetor 2019 14:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tabela Ouija, nuk ka ndryshuar shumë në pamje dhe popullaritetin e saj që nga shekulli XIX, kur edhe u shpik dhe deri më sot.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dallimi i vetëm, është se tabelat më të hershme prodhoheshin kryesisht prej druri, ndërsa sot janë në dispozicion në një shumëllojshmëri materialesh të ndryshme, apo edhe si një version i printueshëm.

Mund t'ju interesojë

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

22 Tetor 2026, 07:24
Danilo Gallinari zbulon: Nga refuzimi i Kim Kardashian te këshilla e Kukoc që i ndryshoi karrierën

Danilo Gallinari zbulon: Nga refuzimi i Kim Kardashian te këshilla e Kukoc që i ndrysho...

4 Tetor 2026, 11:34
Shitjet globale të Tesla-s mbi parashikimet, aksionet me rritje të fortë

Shitjet globale të Tesla-s mbi parashikimet, aksionet me rritje të fortë

2 Tetor 2026, 19:11

Ouija, zë një vend të diskutueshëm në kulturën popullore e përqeshur nga shumë njerëz, por e nderuar nga një sërë grupimesh spirutualiste dhe kjo ka ndodhur gjatë 2 shekujve të fundit. Megjithatë, historia e saj nuk është tërësisht e njohur,madje është e mbushur me mister.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Reklama më e hershme e njohur për një tabelë Ouija u shfaq në një gazetë të Nju Jorkut, në shkurtin e vitit 1891. Sipas Smithsonian, tabela premtonte t’u përgjigjej pyetjeve “për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen me një saktësi të jashtëzakonshme”, dhe për të krijuar një marrëdhënie “mes të njohurës dhe të panjohurës, materiales dhe jo-materiales”.

Në reklamë, thuhej se paisja ishte verifikuar nga Zyra e Patentave, para se të hidhej në treg, gjë që pretendohet se është e vërtetë. Nuk qe diçka e pazakontë që amerikanët e shekullit XIX-të, të përpiqeshin dhe të komunikonin me të vdekurit.

Vdekja dhe bota shpirtërore, qenë përqafuar si një pjesë e jetës normale të përditshme, një qëndrim që miratohej dhe nga Kisha. Lufta Civile, i nixiti njerëzit të kërkonin spiritualistët që t’i ndihmonin ata të mbanin kontakte me të afërmit e tyre të vdekur. Edhe Meri Tod Linkoln, bashkëshortja e presidentit amerikan, u përpoq të kontaktonte me djalin e saj të vdekur.

Siç shpjegon historiani i Ouija, Robert Mërç:”Komunikimi me të vdekurit ishte i zakonshëm, nuk shihej si diçka e çuditshme. Është e vështirë të imagjinojmë që sot e shohim atë pajisje dhe mendojmë “Pse po hap portat e ferrit?”. Një nga metodat për të folur me të vdekurit, ishte duke recituar alfabetin, dhe duke pritur një trokitje kur ishte gërma e duhur.

Një bisedë e zhvilluar në këtë mënyrë, do të ishte tepër e gjatë dhe e ndërlikuar. “Kennard Novelty Company” që njihet për thjeshtimin e mjeteve të komunikimit, doli në treg me tabelën e vet Ouija. Besohet se emri “Ouija” është një përzierje e fjalëve franceze dhe gjermane që do të thotë “po”, megjithatë, siç e tregon studimi i Mërç, krijimi i këtij emri është shumë më misterioz.

Me sa duket ishte vetë tabela Ouija, ajo që u ofroi emrin krijuesve të saj. Helen Peters, kunata e Elijah Bondit dhe bashkë-themeluesja e “Kennard Novelty Co”, ishte një spiritualiste e mirënjohur që e pyeti atë se çfarë emri duhet të mbajë. Fjala e fshehtë, që i tha tabela, do të thotë “Fat i mirë”.

Pas dizajnimit të Ouija-s, shpikësit vazhduan të patentonin produktin. Nëpunësi i parë në Zyrën e Patentave nuk e mori fillimisht me seriozitet këtë kërkesë…. derisa tabela shkruajti emrin e saj në një demonstrim. Patenta nuk ofroi ndonjë shpjegim se si funksionon tabela Ouija, ajo vetëm deklaronte se kjo e bën produktin edhe më misterioz dhe të tregtueshëm.

“Ata qenë biznesmenë shumë të zgjuar”- thotë Mërç kur flet për shpikësit. “Në fund të fundit, ishte një gjenerator i madh parash. Ata nuk u shqetësuan pse njerëzit mendonin se ajo funksiononte”. Shpikja e tabelës Ouija, shoqërohet me shumë histori të çuditshme të rrëfyera në gazetat amerikane, disa prej të cilave përfshinin krime.

Kishte raste kur njerëzit, pohonin se shpirtrat i kishin shtyrë të kryenin krime, pasi përdorën tabelën Ouija, për të komunikuar dëshirën e tyre. Për shembull, në vitin 1930, “Neë York Times” botoi një artikull që shtjellonte si një film horror ngjarjen:mbrojtjen e dy grave nga Bufalo në Nju Jork në gjyq për vrasjen e një gruaje, ku sërish ishte tabela e veçantë ajo që ua kishte kërkuar aktin kriminal.

Tabelat Ouija janë popullore ende sot, dhe disa psikologë besojnë vërtet se ato lidhin të njohurën dhe të panjohurën, por duke i ekspozuar mendimet e pandërgjegjshme të pjesëmarrësve, në vend se të marrin informacione nga bota e përtejme

Etiketat e lidhura

legjenda e lojës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.