Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një mesazh humanizmi….

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 18:34
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Që prej vitit 2006, vit kur kam nisur të jap mësim tek studentët që hyjnë të studiojnë mjekësi dhe stomatologji në Universitetin e Tiranës, kjo është e para herë që dëgjoj një rast shumë interesant për ta trajtuar. Fjala është për një nismë nga radhët e ish-studentëve të mijë, që studiojnë aktualisht në vitin e pestë të Fakultetit “Mjekësi e Përgjithshme”. Prej disa ditësh, rreth 15 studentë, vajza e djem, janë duke kryer edhe “profesionin e piktorit” gjatë ndjekjes së ciklit të pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Në këtë pavion, ku sipas tyre “janë rreth 14 dhoma dhe ku aktualisht kurohen rreth 20 vogëlushë”, këta studentë duke parë “muret bosh, pa jetë” siç shprehen vetë ata, morën vendimin të vizatojnë e të ngjyrosin në muret e tij disa nga personazhet e dashur për botën e fëmijëve. Për këtë mblodhën para nga kursimet e tyre, apo nga ato që prindërit ju japin të përballojnë jetën studentore, dhe blenë penela e bojëra. Pasi kishin punuar për rreth 4 ditë, njëri prej tyre më kontaktoi duke më përshkruar këtë nismë, e cila shërbeu edhe si burimi i shkrimit tim. Studentët janë ende duke punuar; kanë edhe disa faqe muri për të vizatuar akoma. Ata kanë vendosur që në një prej faqeve të murit të vizatojnë një kornizë dhe do t’ jua kushtojnë atë fëmijëve në mënyrë që ata të vendosin aty pikturat e tyre. Kjo nismë, e para në llojin e saj shërbeu edhe si një mesazh lidhës për shumë aktorë të këtij mjedisi: fëmijët, mjekët, sanitarët, prindërit dhe natyrisht studentët. Fëmijët gjatë kohës që studentët ngjyrosnin, i vështronin, bënin foto me personazhet dhe tek-këtu merrnin penelat dhe vizatonin nga një vijë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mjekët i mirëpritën me batuta nga më të ndryshmet ku ndër të tjera veçohen: “Ç’ ju desh mjekësia juve, paskeni qenë artistë?!”. Kishte ndonjë mjek që i ftonte të vizatonin edhe në katin ku punonte ai, apo dhe ndonjë tjetër që ju thoshte: “Po hap një klinikë, a do vini të më pikturoni disa personazhe?!” Nisma u përkrah edhe nga sanitaret që i pyesnin me se mund t’i ndihmonin etj, nga prindërit e pacientëve të vegjël që ndërsa i uronin, shpreheshin se “vendi ka nevojë për më tepër të rinj si ata”. Nuk mund të lihet mënjanë ndihma e prindit të njërit prej vogëlushëve të shtruar në këtë spital, i cili i ndihmoi duke kontribuar me disa kuti bojë.

Mund t'ju interesojë

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë...

Para 9 orësh
Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Para 9 orësh
VIDEO/ Taulant Balla: Student një person që rri gjithë ditën me maskë dhe lëviz me Benz me xhama të zinj?

VIDEO/ Taulant Balla: Student një person që rri gjithë ditën me maskë dhe lëviz me Benz...

Para 9 orësh

Studentët pohojnë se pavarësisht lodhjes, kur merr aq falënderime dhe ato vështrime të vogëlushëve, lodhja shndërrohet në forcë dhe buzëqeshje. Deri më sot, një nismë të ngjashme e kisha parë vetëm tek Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli”, ku edhe aty muret janë vizuar dhe ngjyrosur me personazhe nga bota e fëmijëve nga studentë, por ata vijnë nga fusha e pikturës dhe gjenden më pranë profilit të tyre. Në aktualitetin shqiptar, përvojat e mira vijnë fare pak në sytë e lexuesve, sepse përvojat jo të mira janë shumë të pranishme dhe pasojat e tyre i bëjnë ato edhe më të dukshme. Ndërkohë që përvojat e njerëzve të përkushtuar, të qytetarëve me ndjeshmëri njerëzore, duken “aq të rralla sa nuk ja vlen të merresh” ose “tërësisht jashtë mode”, shembujt e njerëzve indiferentë dhe të pandjeshëm, i gjen kudo. Sociologjia në vetëvehte është shkenca, e cila na ndihmon të kuptojmë strukturën e shoqërisë ku jetojmë dhe dinamikat e zhvillimit të saj. Kjo fushë studimi na bën të kuptojmë lidhjet midis sjelljes së individëve dhe ndryshimet që ndodhin në jetën e secilit. Në jetën e shqiptarëve sociologjia, në kuptimin e plotë të saj dhe në atë kuptim që ka sot në mbarë botën e zhvilluar, ka hyrë relativisht vonë. Vetë Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës ka 21 vite jetë! Falë aspektit institucional, nisur nga pikëpamja sasiore, sociologjia ka ndikuar në formimin e atyre shqiptarëve që janë diplomuar në shkenca shoqërore, dhe njohuritë që vijnë nga kjo shkencë të përfshira në kurrikulat e shkollës shqiptare, mund të themi se “i kanë bërë të gjithë nga pak sociologë”. Ndaj dhe shembujt si ky rast i sjelljes shoqërore mund të vërehen dhe të analizohen duke u përcjellë si shembull për mbarë shoqërinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të dëgjosh një histori ku ndërthuren vlerat e humanizmit, të ndjeshmërisë dhe të shërbimit të qytetarëve në një kohë kur në shoqërinë tonë mbizotëron psikoza e antinjerëzores, indiferencës ndaj tjetrit dhe shërbimit të munguar qytetar, është jo vetëm frymëzuese por edhe shpresëdhënëse për të ardhmen. Aq më tepër kur bëhet fjalë për aktorë të së ardhmes së mjekësisë sonë, e cila sot gjendet në kuota shumë të ulëta të besimit dhe të vlerësimit nga ana e qytetarëve. Sociologu në punën e tij merret me shqyrtimin e grupeve që krijojnë njerëzit, me institucionet shoqërore dhe me mënyrën se si këto institucione ndikojnë në sjelljen njerëzore, në veprimet apo në mundësitë e njerëzve. Ndaj dhe kjo sjellje e studentëve dhe e të tjerëve rreth tyre përbën një objekt të natyrshëm të kërshërisë studimore, ku mjedisi spitalor luan një rol jo të vogël në veprimet e tyre. Në kushtet e një situate që ata e çmuan si me rëndësi për fëmijët-pacientë, aktorët e tjerë u bënë mbështetës dhe rezultati i optimizoi raportet.

Një ndër degët e sociologjisë e vlerësuar si më e reja ndër to, është sociologjia e shëndetit, e cila mund të na ndihmojë shumë në vlerësimet që je bëjmë sjelljeve të mjekëve në komunitetin ku jetojmë. Nisur pikërisht nga kjo fushë ky rast i sjelljes së këtyre studentëve përbën një risi me vlerë dhe një tregues të rëndësishëm për ndjeshmërinë e brezit të ri të mjekësisë sonë. Orientimi i mjekësisë drejt aspekteve shoqërore ka tradita të hershme, duke qenë i përcaktuar kryesisht nga nevoja praktike. Në punën e tij mjeku ka si rol kryesor rol aftësinë teknike, neutralitetin emocional, orientimin drejt kolektivitetit, funksionalitetin specifik rast pas rasti etj. Por në kohën që jetojmë mjekësia shqiptare gëzon një status të atillë që vetë sjellja e mjekëve është larg rolit të përshkruar më sipër. Dhe kjo për shkaqe nga më të ndryshmet të shkaktuara nga një shoqëri dhe në një shoqëri të pazhvilluar kulturalisht.

Për studiues të ndryshëm, siç është Merton për shembull, kontributet e sociologjisë në praktikën mjekësore janë jo të drejtpërdrejta, siç mund të jenë nëpërmjet studimit të burokracisë spitalore, ashtu edhe të drejtpërdrejta nëpërmjet kërkimeve që sociologët bëjnë në fushën e sëmundjeve dhe shëndetit. Nisur nga përvoja e këtyre të rinjve studentë, mbështetur edhe në parimet e sociologjisë së shëndetit, sot do të duhej të përqendroheshim më shumë në humanizmin e aktit të kurimit, në ndikimin e faktorëve shoqërorë në procesin kurues dhe mbi të gjitha në përçimin e mesazheve të edukimit të shoqërisë, me vlerat e sjelljes njerëzore. Sociologët gjatë punës së përditshme kërkojnë burimet dhe pasojat e ndryshimit në marrëdhëniet që ndërtojnë njerëzit me institucionet shoqërore; përtej kësaj ata kërkojnë zgjidhjen e vështirësive. Mesazhi që këta studentë i dhanë shoqërisë është i ai humanizmit, vlerësimit për gjendjen shpirtërore të atyre vogëlushëve-pacientë, duke ndikuar edhe në gjendjen shpirtërore të prindërve të tyre, të mjekëve që ndajnë përditshmërinë në këtë institucion, por dhe tonën që jemi duke i njohur dhe mbështetur në këtë nismë, me shpresën se të ardhmen ata do ta bëjnë më të mirë!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 8 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 9 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 12 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.