Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Peter Tase – Personalitet kulturor, studiues, botues e përkthyes i shquar shqiptar në botë

Magazinë E martë, 27 Tetor 2020 21:33
Peter Tase – Personalitet kulturor, studiues, botues e përkthyes i shquar shqiptar në botë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prof. Lisen Bashkurti-

E kam njohur fillimisht emrin Peter Tase nga shkrimet e shumta në fushën e letërsisë shqipe, të përkthimeve shumë cilësore në anglisht dhe spanjisht, nga analizat e thella të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të veprimtarive diplomatike. Më pas, ishte pikërisht interesimi i tij që na lidhi së bashku në botime të shumta deri tek botimi i librit tim të dytë në ShBA, “Crumble bridges of the Balkans”, përgatitur për botim dhe redaktuar nga Peter Tase.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

24 Tetor 2026, 21:28
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

24 Tetor 2026, 15:59
Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

22 Tetor 2026, 23:37

Peter Tase është një intelektual i spikatur me origjinë nga Berati. Familja e tij është qytetare, e kulturuar, e thjeshtë dhe shumë atdhetare. Vitet e rinisë së hershme Peter i nisi në ShBA bashkë me familjen. Atje Peter u formua si intelektual me edukim, kualifikim, trajnime dhe aftësim shumëdisiplinor. I pa shkëputur asnjëherë nga Shqipëria, Peter arriti, nga të pakët moshatarë të tij emigrantë, të ankorohej shumë shpejt në elitën intelektuale Amerikane të kohës, duke vendosur ura lidhje midis Shqipërisë dhe personaliteteve të saj me ShBA, median dhe personalitete të shquara Amerikane.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Peter Tase është kontributor i promovimit të imazhit të Shqipërisë në botë. Ai ka bërë artikuj, analiza, opinione mjaft interesante, vlera e të cilave ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë dhe ShBA dhe është njohur dhe botuar edhe në Amerikën Latine, në Evropë dhe në Azi. Në mënyrë të vecantë, Peter Tase ka promovuar përmes përkthimeve brilante letërsinë shqipe në dy gjuhë, në anglisht dhe spanjisht, duke bërë të njohur vlerat bashkëkohore të saj në hapsira ku ajo ka munguar. Në promovimin e letërsise Shqipe në gjuhën Anglese dhe atë Spanjolle, Peter Tase po jep një kontribut të shquar. Ai gjithashtu promovon vazhdimisht vlerat e kulturës shqiptare në Amerikën e Veriut dhe të Jugut.

Petër Tase ka një kontribut aktiv dhe profesional në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë publike. Në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomatike, Peter Tase ka pasur dhe ka edhe aktivitet konkret. Ai ka qënë përfaqësuesi diplomatik i Kosovës në Amerikën e Jugut me qëndër në Paraguay (2017-2018), si dhe funksionar i Korpusit të Paqjes (US Peace Corps) në Paraguay për rreth dy vjet e gjysëm (Shkurt 2007 – Qershor, 2009).

Në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë pena e Peter Tase është shumë e njohur dhe e respektuar, sidomos në hapsirat gjeopolitike të rajonit Pan-Amerikan, në ato të Asizë Qëndrore, të Euro-Atlantizmit, të marrëdhënieve Ballkanike. Këto janë hapsirat gjeopolitike ku më së shumti spikatë në mënyrë të vecantë pena e mprehtë e Peter Tase. Rrjete sociale dhe portale prestigjioze si ‘Foreign Policy News’, ‘EuroAsia Review’, ‘Viajes y Lugares’, ’Report.az”, “edn.news.net’,’Siglo XXI”, ‘AzerForum.com’, El independiente’, “vestikavkaza.ru’ etj., e kanë shumë të pranishëm krijimtarinë e Peter Tase në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ku opinionet, analizat e studimet e tij, spikatin për zhvillimet në Amerikën Latine, Azinë Qëndrore, Ballkanin Perëndimorë.

Natyrisht, Shqipëria e ditëve të sotme tërheq vëmendjen e vazhdueshme të autorit Peter Tase. Pa hequr dorë asnjë moment nga promovimi i Shqipërisë, arritjeve dhe vlerave të saj identitare e kulturore, Peter Tase hedh shikimin e tij kritik, ngadonjëherë shumë kritik, lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri. Në fokusin e tij janë problemet e demokracisë dhe keq qeverisjes në Shqpërinë e sotme, të korrupsionit të lartë, të mungesës së shtetit ligjor, të shkeljes së drejtave të njeriut dhe inkriminimit në trafiqet e drogave ndërkombëtare. Në këto aspekte, Peter Tase ka qënë ndër zërat më kritik të Qeverisë Rama dhe enturazhit të oligarkëve të saj, që kanë dëmtuar rëndë imazhin bashkëkohor të Shqipërisë dhe procesin e democracisë, zhvillimit dhe integrimit të saj në Bashkimin Evropian.

Peter Tase është autori i shumë librave me vlera të vecanta, sic është Fjalori Simultan me Pese Gjuhe, Shqip, Anglisht, Spanjisht, Guaranisht dhe Italisht, një vepër shumë e rëndësishme, me vlera të larta profesionale dhe praktike. Gjithashtu, Peter Tase ka botuar një numër të madh librash origjinalë të tij, sikundër edhe shumë botime të autorëve nga Shqipëria, Kosova e vënde të tjera.

Së fundi, duhet theksuar se Peter Tase është një nga përkthyesit më të mirë të botimeve shqiptare në Anglisht dhe Spanjisht. E them me bindje se pa penën e tij si përkthyes, shumë botime të autorëve shqiptarë, klasik dhe bashkëokohor, sikundër edhe shumë botime publicistike, akademike, shkencore, diplomatike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e treva të tjera shqiptare nuk do e kishin parë dritën e botimit në hapsirat kuturore anglisht folëse dhe spanjisht folëse. Për këtë Peter Tase meriton vlerësimin më të lartë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 4 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 5 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 9 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 5 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 7 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.