
Lionel Messi dha një tjetër demonstrim të klasit të tij, vetëm pak ditë pas rikuperimit nga dëmtimi. Ylli argjentinas ishte vendimtar në fitoren 3-1 të Inter Miamit ndaj Los Angeles Galaxy, në kampionatin amerikan MLS.
Ndeshja nisi e vështirë për skuadrën e Mascheranos, por gjithçka ndryshoi me futjen në fushë të Messit në pjesën e dytë. 38-vjeçari shënoi në minutën e 84-t, duke e kaluar ekipin e tij për herë të parë në avantazh. Vetëm pesë minuta më vonë, ai u shndërrua në asistues për Luis Suárez, i cili vulosi shifrat 3-1.
Me këtë paraqitje, Messi e çon në 19 numrin e golave dhe në 11 asistet në 19 ndeshje të këtij sezoni në MLS, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si lider absolut i Inter Miamit.
