Home KRYESORE Endri Fuga re...

Endri Fuga reagon për publikimin e pagave: Ndërhyrje kriminale

891
0

Zëdhënësi i qeverisë, Endri Fuga, reagoi për publikimin e një dokumenti në formatin Excel, ku janë publikuar rrogat e disa qindra mijëra personave, banues në qytete të ndryshme të vendit.

Sipas Fugës, “Analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport digjital i databazës së pagave për periudhën janar – prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim. Dokumenti ka një numër të ndryshëm nga personat e deklaruar dhe është bashkim i disa copave të ndryshme”, thotë Fuga.

“Po ashtu databaza digjitale zyrtare e të dhënave të disponueshme nuk e përmban fushën “Emri i Plotë” siç lexohet në këtë dokument ilegal. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur prej rreth një muaji termat e referencës për procedurën e hapur ndërkombëtare të auditimit për efekt të certifikimit me standardet ISO të sistemit informatik të tatimeve, e cila shpallet zyrtarisht javët e ardhshme. Ndërkohë ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorinë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”.

Pas skandalit me patronazhistët, me databazën e të dhënave të mbi 900 000 qytetarëve në Tiranë, një tjetër publikim të dhënash ka tronditur opinonin 24 orët e fundit. Një databazë nga Tatimet për emrat, kompanitë dhe pagat e qindra mijë punonjësve në sektorin publik e privat po qarkullon përmes rrjetit WhatsApp. Të dhënat i përkasin pagës së janarit të vitit 2021, 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Gjatë fushatës zgjedhore u publikuan “online” të dhënat e patronazhistëve të Partisë Socialiste me të dhënat e qytetarëve, por SPAK nuk nxori përgjegjës. Ndërkohë, sot Prokuroria e Tiranës nisi verifikimin pas kallëzimit të bërë nga një grup qytetarësh lidhur me databazën e Tatimeve për pagat në sektorin publik e privat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit