Home Aktualitet Enkelejd Alib...

Enkelejd Alibeaj: Rama bën tallavanë për t’i vënë njerëzit në gjumë. Të dielën votoni për PD-në

84
0

Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj i pranishëm në forumin e organizuar nga Këshilli Euroatlantik pranë kësaj partie, pasditen e sotme, u ndal tek fenomeni, sipas tij, se pse Edi Rama është kërcënim për pushtetin lokal. Alibeaj u ndal tek disa premtime të Ramës.

“Asnjë qytetar nuk i beson më gënjeshtrat e vogla të Edi Ramës dhe të kandidatëve të tij. Ato janë premtime të pambajtura, që nuk kanë as guxim t’i përmendin, sepse nuk kanë bilanc, nuk dinë çfarë t’u thonë qytetarëve. Edhe tallavanë prandaj e bën, për t’i ikur përgjegjësisë, për të mos folur për problemet reale, për qeverisjen skandaloze të bashkiakëve të tij. Pra, as për njerëzit të cilët kanë marrë udhët për t’u larguar nga vendi, për shkollat e boshatisura, për dyqanet që mezi nxjerrin një rrogë. Prandaj bën tallavanë, për t’i vënë njerëzit në gjumë, që të besojnë atë pra, gënjeshtrën e madhe, ëndrrat me Formula 1 dhe me satelitë”, u shpreh Alibeaj.

Nga ana tjetër, Alibeaj u ndal edhe tek pjesa tjetër e opozitës që sipas tij, po ashtu nuk ka të ardhme. “Përballë pushtetit të shpresës Edi Rama dhe dy të tjerët që i kanë ngulur kthetrat Shqipërisë nuk kanë asnjë shans. Ato shohin nga lindja, ne shohim nga perëndimi. Ata bëjnë pazare, ne mundohemi të bëjmë politikë. Ata janë qartësisht sovjetikë ne jemi thelbësisht euroatlantik.

Ka vetëm një mënyrë që Shqipëria të çlirohet, që pushteti lokal të çlirohet, që Tirana të çlirohet. Në 14 maj, dita e votimeve, të votohet PD, të votohet një individ, një fenomen politik, një ide politike siç është Roland Bejko. Për të dhënë pse jo, këtij trupi që është në agoni, frymëmarrje. Frymëmarrje për Tiranën dhe frymëmarrje për Shqipërinë”, tha Alibeaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit