Home Bota Epshi i Mbret...

Epshi i Mbretit u kthye në problem shtetëror, mori hormone femërore për ta frenuar

263
0

Ish-Mbretit të Spanjës, Juan Carlos iu injektuan hormone femërore pasi epshi i tij për seks konsiderohej “problem shtetëror”. José Manuel Villarejo, një ish-drejtor policie, i akuzuar për spiunazh, mashtrim dhe ryshfet, tha në parlamentin e Spanjës se mjekët ishin përpjekur të ulnin nivelin e lartë të testosteronit të Juan Carlos-it, për të frenuar epshin e tij.

Villarejo tha se e kishte dëgjuar këtë pretendim gjatë një përpjekje për të frenuar instinktet e Mbretit në një bisedë me Corinna zu Sayn-Wittgenstein, ish-të dashurën e Juan Carlos. Sot, ajo kërkon të padisë familjen mbretërore për ngacmim në një gjykatë britanike. Për shkak të këtij skandali, Juan Carlos la Spanjën dhe që prej gushtit të vitit 2020 ndodhet në Abu Dhabi.

Zu Sayn-Wittgenstein tha se një mjek francez që kishte kuruar ish-presidentin Jacques Chirac, kishte analizuar Juan Carlos dhe kishte dalë në përfundimin se atij i ishin dhënë “shumë hormone femërore për t’i hequr fuqinë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit