Home Aktualitet Erë dhe dallg...

Erë dhe dallgë të forta, Autoriteti Portual i Vlorës: Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit

83
0

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, erës së fortë dhe dallgëve të larta, është ndaluar lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në gjirin e Vlorës.

Autoriteti portual njofton se ndalimi vlen për datat 26-27 shtator, ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datën 26-27 shtator 2022 nga ora 01:00 deri në orën 24:00 në drejtimin Jug-JugPerëndim dhe Jug-Lindje në forcën 5-6bft, 1.20-1.80m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.

1.Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mejeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

2.Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësura dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

3.Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 26-27 shtator 2022.

4.Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.

5.Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 27 shtator 2022 ora 08:00.”- njofton autoriteti portual.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit