Home Euro 2020 Eriksen do t’...

Eriksen do t’i nënshtrohet një operacioni në zemër, mbyll karrierën si futbollist!

5
0

Christian Eriksen do t’i nënshtrohet një operacioni për implantimin e një defibrilatori automatik. Federata Daneze e Futbollit zbuloi lajmin me anë të një njoftimi për shtyp. Morten Boesen, doktor i ekipit kombëtar danez, ishte në kontakt me shefin e kardiologjisë së “Rigshospitalet” dhe Christian Eriksen, teksa po shkohej drejt kësaj rrugëdaljeje mjekësore.

Në fund të ekzaminimeve të thelluara, u vendos që t’i implantohej një defibrilator. Zgjedhja u bë e nevojshme për shkak të sulmit në zemër të së shtunës së kaluar dhe çrregullimeve të ritmit kardiak.

“Christian pranoi zgjidhjen, e cila u konsultua gjithashtu nga specialistë të tjerë vendas dhe ndërkombëtarë. Ne i nxisim të gjithë të respektojnë privatësinë e Christian dhe familjes së tij”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Eriksen do të jetojë me një defiblator automatik për zemrën, ndërsa në kushte të tilla, në Itali nuk mund të luajë më, sepse nuk lejohet. Sipas të gjitha gjasave, karriera e tij mund të quhet e mbyllur.

Image

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit