Home KRYESORE Erion Braçe, ...

Erion Braçe, ish-zv/kryeministër: Mirënjohës Belina Ballukut, por jo Bledi Çuçit!

837
0
Nga Erion Braçe, deputet i PS-
DËGJONI NDONJEHËRE!
#PUSHIMIISHOFERIT ËSHTË NYJE HISTORIKE (prej 40-50 vitesh minimumi)
MBYLLJA DJE, JA BEN TE LEHTË SHTETIT, POR JO QYTETARIT!
Prej kur lindi, SHTETI FUNKSIONAL PATI SI QËLLIM TUA BËNTE JETËN TË LEHTË QYTETARËVE; madje qytetarët paguajnë për këtë.
Por dje jo;
Dje #SHTETI, policia ia bëri të lehtë vetes të menaxhojë trafikun në autostradën #LUSHNJEFIER dhe, të vështirë e me kosto shtesë popullit, popullit të bujqësisë;
Bëhet fjalë për bashkinë #Divjake e #Lushnje, njesitë Divjakë, Gradishtë, Remas, Libofshë, Kolonjë, Bubullimë, Krutje, Allkaj, Fier Shegan; fshatrat Xeng, Mizë, Zharnec, Kryekuq, Kamenice, Gur, Muçias, Remas, Karavasta, Bedat, Adriatik, Babunjë, Korie, Gungas, Gradishtë, Mehallë, Spolat, Mertish, Ferras, Këmishtaj, Senez, Sopez, Goricaj në njerën anë; Lumth, Gore, Shakuj, Rrapez, Kolonjë, Ardenicë, Halilaj, Bubullimë, Gjonas, Imshtë, Eskaj, Kamçisht, Pirre, Bishqethem, Krutje e Poshtme, Krutje e Sipërme, Zhym, Lifaj, Fier i Ri, Gjazë, Ngurrëz, Rrupaj, Toshkëz, Zhelizhan, Mazhaj, Allkaj, Bicakaj, Lifaj i Ri, Delisufaj, Çukas, Fier Shegan, Drenovicë, Samaticë etj në anën tjetër.
Vetëm nga BLLOKIMI I PUSHIMIT TË SHOFERIT, bujqve prodhues, grumbulluesve, përpunuesve, furnitorëve, por edhe qytetarëve xhanëm, për PUNË e për nevoja të tyre u shtohen:
5.4 km nëse kthehen në Saver, 3.8 km nëse arrijnë të hyjnë në nënkalimin e Shakuj (kamionet jo njëherë), 9.2 km nje here, 18.4 dy herë në ditë.
E para është koha që ikën në pandemi e bujqësi koha është jetike; e dyta është kostoja që shtohet, me çmime të rritura, kostoja shtesë rëndon.
Tani;
PROBLEMI ËSHTË RRUGA, NDËRTUAR NË 2007-tën NGA NJË KOKËBOSH, GABIM DHE E RREZIKSHME!
Me mbikalime lënë në ajër dhe pa rrugë dytësore.
Por pas 14 vitesh Kokëboshi nuk është shfajësim dhe bllokimi nuk është zgjidhje;
Nje nyje e re me nënkalime në çdo drejtim dhe rrugët dytësore janë zgjidhja për njerëzit.
Deri atëherë hapja e nyjës nën masa të reja sigurie, horizontale e vertikale duhet të ndodhë.
I jam mirenjohes ministres së Infrastrukturës që po merret me zgjidhjen.
Jam i zhgenjyer me policinë, menyrën e të menduarit ku urdhri tejkalon arsyen, bërë të lehtë për vete e me kosto për qytetarin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit