Home Aktualitet Erion Veliaj:...

Erion Veliaj: Fillon epoka e autobusëve elektrikë

334
0

Sot kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar fillimin e një epoke të re në transportin urban.

“Prezantimi i flotës së gjelbër të Autobusëve Elektrikë, që shënon një hap madhor drejt modernizimit të transportit publik në Kryeqytet”- shkruan Erion Veliaj.

Investimet e shumta në kryeqytet dhe në ish-komunat, pjesë e bashkisë, ka sjellë një pamje të re të Tiranës. Unaza e madhe e kryeqytetit po mbaron si një projekt madheshtor, sikurse rregullimi i sheshit “Skënderbej” apo krijimi i qendrave në disa lagje, kanë krijuar një impakt të madh të numri i turistëve që sa vjen e rritet.

Vendosja e autobuzave elektrikë do të përfundojë deri në vitin 2030 ku asnjë autobuz nuk do të jetë më me karburant, theksoi Veliaj.

Në fakt Tirana ka ndryshuar rrenjësisht.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit