Home Aktualitet Erion Veliaj ...

Erion Veliaj merr zyrtarisht në Lituani stafetën për Tiranën si “Kryqyteti europian i rinisë për vitin 2022”

191
0

Tirana nga sot shpallet KRYEQYTET EUROPIAN I RINISË PËR VITIN 2022. Në lidhje me këtë ka reaguar kryebashkiaku tiranas Erion Veliaj nga Lituania, e cila mbante stafetën e vitit 2021.

Ja se çfarë shkruan Erion Veliaj:

“Klaipeda, Lituani. – Një ditë fantastike për Tiranën: Sapo morëm zyrtarisht stafetën e Kryeqytetit Evropian i Rinisë. Jemi gati për një super 2022”.

Përzgjedhje e Tiranës si “Kryeqyteti europian i rinisë për vitin 2022” është kryesisht puna titanike që ka bërë Erion Veliaj që ta marrë këtë stafetë europiane për Tiranën.

Komisioni europian për këtë përzgjedhje ka ardhur në Tiranë dy vitet e fundit duke parë e investiguar nëse Tirana ia vlente të ishte “kryeqytet europian i rinisë”.

Tashmë Tirana u shpall sot zyrtarisht.

Kjo do të jetë një reklamë e madhe europiane, por edhe botërore për Shqipërinë. Në vitin 2022 do vijnë mijëra turistë të huaj, do ketë aktivitete të shumta, etj. duke e kthyer Tiranën në një qendër të madhe europiane.

Në foto: Erion Veliaj në Lituani datë 19 dhjetor 2021.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit