Home Aktualitet Erion Veliaj:...

Erion Veliaj: Ta provojnë pronarët e linjave të autobusit që të bllokojnë shërbimin, do humbasin menjëherë licencën!

48
0

Erion Veliaj është treguar i prerë sot ndaj ultimatumit të pronarëve të linjave të shërbimit urban për qytetarët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i ka dhënë përgjigje ultimatumit të Unionit të Transportit Publik, i cili lajmëroi se nga dita e sotme do të reduktojë autobusët urbanë në kryeqytet. Duke e cilësuar një pabesi ndaj qytetarëve të Tiranës, sidomos në një periudhë me temperatura mjaft të larta, Veliaj tha se qëndrimi ndaj cilësdo linjë që ndërmerr një vendim të tillë do të jetë i ashpër, deri në heqjen e licencës.

“Sot kemi pasur një ultimatum të padrejtë dhe të pandershëm nga të gjitha shoqatat e transporti publik të Tiranës. Kur dikush të vendos një ultimatum në temperaturë 40 gradë, sigurisht që mund t’i përgjigjesh vetëm në të njëjtën mënyrë. Premtimi im është: Kush nuk del sot në punë do të humbasë automatikisht licencën. Më rezulton se deri në këtë orë kanë dalë të gjithë në punë. Nuk ecet përpara me ultimatume. Jo të paktën me këtë kryetar bashkie dhe me këtë Bashki të Tiranës. Nuk bëhet kjo në pabesi, në një fundjavë mes korrikut dhe gushtit, nuk bëhet në një qytet që, në fakt, është i vetmi që subvencionon transportin publik, që paguan edhe për studentët që udhëtojnë falas, që i ka kompensuar edhe naftën edhe karburantin operatorëve,” u shpreh Veliaj.

Foto ilustruese e shkrimit

Ai tha gjithashtu se së shpejti do të vihet në funksion linja publike e transportit kryeqytetas.

“Ne mund të kompensojmë ato që realisht janë në faturat e shtetit dhe në raportimet që bëhen pranë Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve financiare të Republikës së Shqipërisë. Çdo faturë tjetër, që është imagjinare, ose që ndodh në të zezë, për ne nuk ka si të justifikohet. Kështu që kërkesa për operatorët është formalizimi. Sigurisht, mësimin që nxora këtë fundjavë do ta shfrytëzoj për të ecur edhe më shpejt me një linjë publike dhe me ndërtimin e një autoriteti të transportit publik. Megjithatë, besoj se ishte e pandershme që Bashkia e Tiranës të shantazhohej në një mënyrë të tillë, ndërkohë që kemi 8 vite që e provojmë se askush nuk mund ta shantazhojë Bashkinë e Tiranës. Ndaj, më vjen mirë që i thirrën mendjes edhe sot dolën në punë. Megjithatë, nëse gjatë orëve të ditës dikush do të çedojë në shërbim dhe do t’i rikthehet atij ultimatumi banal që patëm në fundjavë për të ndërprerë në mënyrë të paparalajmëruar transportin publik në Tiranë, sigurisht që nuk do të ngurroj,” deklaroi më tej Veliaj.

Pas këtij vendimi të Erion Veliajt për t’ju hequr licensën atyre që bllokojnë tranportin publike, pritet të shikohet reagimi i Unioni i Transportit Publik në kryeqytet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit