Home KRYESORE Është palesti...

Është palestineze, por super modelja Gigi Hadid dënon terrorizmin e Hamasit

32
0

Super modelja botërore, Gigi Hadid është me origjinë palestineze, por dënon sulmin nga Hamasi ndaj Izraelit. Një një postim në rrjetet sociale modelja Hadid shprehet se është një tragjedi e pakuptimtë dhe se ngushëllimet e saj janë për të gjithë të prekurit nga lufta në Izrael, veçanërisht për të pafajshmit, ku shumë prej tyre janë fëmijë.

Hadid shprehet se e ka zemrën e thyer për luftën palestineze dhe thekson se shpresat dhe ëndrrat e saj për palestinezët, nuk përfshijnë demet ndaj hebrenjve.

“Terrorizmi kundër njerëzve të pafajshëm nuk përputhet dhe nuk i bën mirë lëvizjes së Palestinës së Lirë. Çdo person meriton të drejtat themelore, kujdesin dhe sigurinë, pavarësisht nga kombësia, feja apo vendi ku ka lindur. E di që fjalët e mia nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme për të shëruar plagët e kaq shumë njerëzve, por gjithmonë lutem për sigurinë e jetëve të pafajshme”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit