Home POLITIKE Është thirrur...

Është thirrur nga SPAK? Përgjigjet për herë të parë kryebashkiaku Erion Veliaj

473
0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në ”Top Story”, është pyetur nëse është marrë në pyetje nga SPAK-ut lidhur me arrestimin e disa zyrtarëve të bashkisë së kryeqytetit. Veliaj tha se nuk është thirrur, por nëse SPAK do e kërkojë, do të shkojë të japë përgjigje.

“Kurdo që më thërrasin, jam i gatshëm.  Nuk më kanë thërritur, nëse më thërrasin patjetër që do shkoja se është i shtetit tim”,-tha Veliaj në Top Story.

Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë tha se ka bashkëpunim të fortë me prokurorinë, dhe këtë mund ta vërtetojë drejtësia. ”Bashkëpunim total me prokurorinë. Kthejmë përgjigje rekord të plota. Ndonjëherë çojmë më shumë seç duhet. Zelli për bashkëpunim nuk duhet vënë farë në dyshim. Është gjykata që i vërteton këto. Sot ka pafundësi akuzash, deri më sot shumica janë rrëzuar ose mbyllur.

Nëse është e vërtetë do marrin dënimin e merituar. Në bashkinë e Tiranës zhvillohen 1 mijë procedura…”-sqaroi kryebashkiaku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit