Home ShowBiz ”Eskort...

”Eskorta në Dubai, po merren me muzikë”/ Alban Ramosaj-Kozeta Kurtit: Jam një sylesh, mos…

163
0

Komentet pas finales së ”Kënga Magjike 2021”, nuk kanë të ndaluar. ”Lufta” nisi nga një shkrim i gjatë i gazetares Kozerta Kurti, e cila ishte edhe një nga 5 anëtaret e jurisë. Fituesi Alban Ramosaj, të cilit gazetarja i dha 60 pikët maksimale, ka ironizuar statusin e saj, duke quajtur veten me ironi “sylesh”.

”Ja këtu në Dubai duke vuajur. Hej sylesh si ma ke syrin për Eurovizion? Sylesh, unë jam veçse një sylesh i gjorë, të lutem tani mos më bullizo me kështu iderash që nuk i “mbroj” dot”,-shkruan Ramosaj teksa ndan edhe foto me kupën.

Në shkrimin e saj të gjatë, Kozeta shprehet se prodhimet muzikore të këtyre viteve të fundit janë shumë të dobëta dhe ndalet tek tre fituesit kryesor të “Kënga Magjike”

“Dua t’u kthej një përgjigje për së largu çdo syleshi. Eskorta në Dubai, po merren me muzikë unë nuk e di se ku e ka futur kokën shumica e finalistëve, pasi e ka parë atë vajzën të këndojë në skenë. A është Alban Ramosaj këngëtari më i mirë i Festivalit? Jo, nuk është! A e mbrojti dot këngën? Jo, nuk e mbrojti. (ata që e mbrojtën këngën, mund t’jua numëroj ndoshta me gishtërinjtë e vetëm njërës dorë) Por Albani ka këngën! Dhe kënga është e para. Kur ke këngën, këngëtarin e gjen. Me këtë dua të them se ndoshta ka ardhur koha të ndryshojë e të rikthehet sistemi, siç ndodhte dikur në këtë vend e siç ende në botë ndodh shpesh: producentët e kompozitorët t’ua përshtasin krijimtarinë e tyre interpretuesve dhe jo këta të fundit të bredhin studiove e të kërkojnë këngë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit