Home Aktualitet Esmeralda Sei...

Esmeralda Seidolli: Edhe çfarë tjetër duhet të durojmë vallë?

141
0

Kandidatja e LSI-së për deputete në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun Korçë, Esmeralda Seidolli thotë se studentët përveç presionit të madh të vaksinimit me detyrim, duhet të përballen edhe me rritjen e çmimit të biletave të transportit.

Postimi i plotë

Edhe çfarë tjetër duhet të durojmë vallë?

Këtë javë që vjen me nisjen e vitit të ri akademik sikur të mos mjaftonte presioni i madh i vaksinimit me detyrim për të frekuentuar auditoret, studentët duhet të përballen edhe me rritjen e çmimit të biletave të transportit. Shto këtu rritjen e kostos të jetesës për shkak të rritjes të çmimit të shportës ushqimore.

Pa harruar faktin që po flitet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, në kohën kur askush nuk flet për pagat apo numrin e vendeve të punës, gjëndja e të cilave na sjell në vëmendje kushtet e mesjetës.

Edhe çfarë tjetër duhet të durojmë vallë?

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit