Home KRYESORE Euro 2024, çf...

Euro 2024, çfarë do t’i rezervojë fati Shqipërisë? Kundërshtarët mësohen në 2 dhjetor

41
0

Me fitoren magjike mbrëmë në Moldavi, ekipi kuqezi mori biletën për në Europianin që do zhvillohet në Gjermani. UEFA Euro 2024 do të luhet nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Shqipëria do t’i mësojë kundërshtarët që do të ketë në Europian të dielën e 2 dhjetorit. Në Hamburg do të hidhet shorti që do të përcaktojë grupet e Euro 2024.

Gjermania si vend pritës do të jetë në Grupin A dhe do të marrë pozicionin A1. Ajo do të luajë ndeshjen hapëse në stadiumin e Mynihut, “Allianz Arena” të premten e 14 Qershorit. Se çfarë do t’i rezervojë fati Shqipërisë këtë mund ta zbulojmë vetëm pas 2 javësh.

Kuqezinjtë kanë dhe një ndeshje për të luajtur, përballë Ishujve Faroe në Tiranë më 20 nëntor. Djemtë e Sylvinho-s do të tentojnë të vulosin vendin e parë në Grupin E për ta bërë festën e kualifikimit edhe më të bukur.

Si rregull kur je në vend të parë të grupit eliminon përballjen me ekipe të tjera të forta dhe me emër, të cilat janë edhe ato në vendin e parë në grupin e tyre.

Por me 2 dhjetor do të mësojmë se cilët ekipe europiane do të kemi në grup.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit