Home Editorial Europa në Tir...

Europa në Tiranë, falë Edi Ramës

65
0

(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video, ndaj kliko ta shikoni)

Kryeqyteti shqiptar, Tirana, ishte sot kryeqendra e Europës. Bile pas lajmeve të Izraelit, u bë lajm kryesor në botë.

Mjeshtërisht kryeministri Edi Rama e ngriti emrin e Shqipërisë lart duke e bërë kryelajm europian dhe interes për Tiranën, sepse krejt liderët e BE dhe ata që kanë në dorë zgjerimin e Europës ishin pikërisht krah kryeministrit Rama.

Pra në Tiranë, ishte sot takimi i nivelit të lartë të Procesit të Berlinit, me pjesmarrjen e udhëheqësve të vendeve të Ballkanit perëndimor, të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian, si Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, apo dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si dhe kryeministrat e disa prej vendeve europiane që iu bashkuan Procesit i cili mori jetë në vitin 2014 si një nismë e ish kancelares gjermane Angela Merkel. Në takimin e sotëm, Gjermania përfaqësohet nga kancelari i saj Olaf Scholz. Por në darkë vjen edhe presidenti francez, Macron.

Takimi i sotëm, është i pari që mbahet në një nga vendet e rajonit, një fakt që siç deklaroi zonja Von der Leyen, gjatë mbërritjes së saj “përcjell një mesazh të fuqishëm ndaj zgjerimit”. Mbledhja është parashikuar në dy sesione, ku i pari, do t’i kushtohet “Integrimit të Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimit dhe Konvergjencës”. Gjatë këtij sesioni, presidentja e Komisionit Europian Von der Leyen, paraqiti Planin e ri të rritjes për Ballkanin perëndimor, i njoftuar prej saj që para disa muajsh. Programi, i cili i shtohet planit të investimeve prej 30 miliardë eurosh, synon që t’i ofrojë vendeve të rajonit mundësinë që të kenë që tani, qasje në disa programe të BE-së dhe në Tregun e përbashkët, pa pritur deri në anëtarësimin e tyre.

Takimi i sotëm i Tiranës, zhvillohet nën sfondin e tensioneve të forta mes Serbisë dhe Kosovës, pas sulmit të armatosur që ndodhi më 24 shtator, në Veriun e Kosovës, nga një njësi e armatosur serbe, e ku mbeti i vrarë dhe një pjestar i forcave të policisë së Kosovës. Kjo çështje nuk është në agjendën e sotme, ndonëse dreka e punës, do t’i kushtohet “Marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe çështjeve dypalëshe”. Mbrëmë, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me zonjën Von der Leyen, kryeministri shqiptar shpjegoi se “tipikisht ky proces dhe samitet e këtij procesi nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, por në programin e Samitit, që është përgatitur prej shumë kohësh në harmoni me Kancelarinë gjermane, dreka e punës e liderëve do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon, pra hapësira për një diskutim të hapur mes të pranishmëve është e programuar, por nuk është një samit, i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probeme, që siç e tha Presidentja lidhur me çështjen konkrete, janë probleme që trajtohen dhe duhet të zgjidhen nën ombrellën e BE”.

Siç thamë Tirana i mblodhi të gjithë, edhe ata që nuk duan ta shikojnë njeri tjetrin në sy, si Kosova me Serbinë, por Shqipëria i solli në një tryezë, duke treguar se vendi ynë ka përparuar dhe e meriton të futet në BE.

Sa me shumë punojmë për të bërë reformat dhe krijuar besim në Bruksel, aq me shpejt Shqipëria do të pranohet anëtare e Bashkimit Europian, një endërr e kahershme dhe e përhershme e kombit shqiptar.

Si rregull një kryeministri nuk i bëhen elozhe, sepse ka njëmijë gjynahe në qeverinë e tij, por sot ai e meriton fjalën respekt, pasi e solli Europën në kryeqytetin tonë.

Në qoftëse në vitin 1997 Europa vinte këtu për na bindur të ulnim armët kundër njeri tjetrit, sot ishtë krejt gjë tjetër; një Europë që shikonte se Shqipëria është gati për në BE në vitin 2030, siç premton Brukseli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit