Home KRYESORE Evi Kokalari ...

Evi Kokalari ironizon Bashën: I ka mbetur vetëm Grida Duma dhe vula

1075
0

Aktivistja shqiptare në Amerikë, Evi Kokalari gjatë fjalës së saj në ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha është shprehur se Bashës i ka mbetur vetëm vula dhe logoja e PD-së.

Kokalari u pa sot paradite në një kafe me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Ndërkohë nga Vlora ajo tha se Basha ka emëruar deputetë njerëz si Grida Duma e disa të tjerë, të cilët janë të vetmit që i kanë mbetur.

“Jam habitur se si Lulzim Basha kishte fuqinë të vendoste si kandidate për deputete Grida Dumën dhe ndonjë tjetër, se veç ata e mbrojnë. Bashës aktualisht i ka ngelur vetëm vula dhe  logoja e PD. E vetmja gjë që duhet bërë tani dhe Sali Berisha duhet të ua thotë është që kush ka të drejtën e votës të shkojë e të firmosë formularët për të thirrur kuvendin.

Do të mbledhin më shumë firma se sa duhen. Ndihmën e shqiptarëve të SHBA do ta keni, ndihmën e republikanëve Amerikanë do e keni. Sapo të kemi kryetarin e ri të PD-së do të nisim një punë intensive për të punuar shumë afër me Partinë Republikane të SHBA”, theksoi ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit