Home Aktualitet Expo Albania,...

Expo Albania, shpallet fituesi. Rama: Një fazë e re zhvillimi për Shqipërinë 2030

528
0

Projekti i studios së arkitektit Steven Hall, u shpall fitues i konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e “Expo Albania”, ku garuan 5 skuadra me prestigj në botën e arkitekturës bashkëkohore.

5 skuadrat finaliste u përzgjodhën mes afro 60 konkurrentësh nga e gjithë bota, ndërkohë që juria ndërkombëtare shpalli sot fitues projektin e studios së arkitektit amerikan, Steven Hall. “Këto projekte kanë një dimension kulturor, janë projektet më të mira në portofolin tonë. Të gjithë jemi shumë të lumtur të bashkëpunojmë”, u shpreh arkitekti i studios fituese.

”Expo Albania” është qendra multifunksionale e Tiranës moderne të së ardhmes, projekti për të cilën mbërriti sot në fazën finale të konkurrimit, ku 5 skuadra prestigjoze në botën e arkitekturës bashkëkohore, të përzgjedhura mes afro 60 konkurentësh nga e gjithë bota, do të prezantojnë koncept idetë e tyre.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se është një projekt ambicioz, që sjell një kontribut në një nivel tjetër zhvillimin ku arkitektura ka një rol për të luajtur dhe ku qeveria tha ai, ka bindjen se kontributi i arkitektëve është i jashtëzakonshëm.

Postimi i plotë

Shpallja e fituesit të konkursit Ndërkombëtar për projektin e EXPO ALBANIA, ku 5 skuadra me prestigj në botën e arkitekturës bashkëkohore, të përzgjedhura mes afro 60 konkurentësh nga e gjithë bota, prezantuan koncept idetë e tyre për një qendër shumëfunksionale të domosdoshme në këtë fazë të re zhvillimi të Shqipërisë, si një destinacion për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme, duke krijuar një ofertë të re për Shqipërinë 2030.

Garuan studiot e famshme të arkitektëve amerikanë Steven Hall dhe Jeanne Gang, të studios gjermane Kuehn Malvezzi, skuadrës belge të Office KGDV dhe studios së mirënjohur italiane edhe në Shqipëri të Stefano Boerit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit