Home Aktualitet Familja shqip...

Familja shqiptare e kokainës, sekuestrohen 585 kg. Në operacion edhe DEA

32
0

Policia greke në bashkëpunim me DEA amerikane kanë goditur një rrjet kriminal që trafikonte sasi të mëdha kokaine, i përbërë nga një familje shqiptare.

Gjatë operacionit, një prej më të mëdhenjve në vend, u sekuestruan 585 kg kokainë dhe u vu në pranga një 52 vjeçar shqiptar, si kreu i organizatës, bashkëshortja e tij, dy nipa dhe disa shtetas grekë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije për arsye hetimore.

Policia kishte informacion për sasinë e madhe të kokainë dhe u vu në ndjekje të dy automjeteve në zonën e Agia Triada dhe Neo Epivaton.

Porsa trafikantët panë makinat e policisë tentuan të largohen dhe përplasën një ndër mjetet e efektivëve, por më pas u bllokuan në rrethimin e një ndërtesë. Brenda dy mjeteve dhe në një banesë, u sekuestruan 500 pako me 585 kg 208 gram kokainë, 7440 euro, 7 celularë, detektor metalik dhe objekte të tjera.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit