Home Aktualitet Familja shqip...

Familja shqiptare niset me kamion drejt Anglisë, por rrugës i ndodh e papritura

396
0

Lajmet me shqiptarë, Angli dhe kalime ilegale, janë bërë të përditshme. Edhe këtë herë, këtë histori do të tregojmë. Autoritetet holandeze kanë arrestuar një shofer kamioni nga Polonia mbrëmjen e djeshme, kjo për kontrabandë të qenieve njerëzore. Brenda trajlerit ishte dhe një familje nga Shqipëria.

Kamionisti ishte nisur drejt Anglisë me kamionin e tij. Gjatë kontrollit në dalje të kufirit, qeni i migracionit nuhati diçka në trajler.

Pas kontrolleve rezultoi se brenda kamionit ishin fshehur dy burra dhe një grua, të cilët ishin futur mes një ngarkese me paleta. E mbështjellë me një batanije ishte fshehur vajza 4-vjeçare e çifit shqipar.

Klandestinët ishin ngjitur në rimorkio me ndihmën e shoferit. Emigrantët shqiptarë janë ndaluar nga zyrat e emigracionit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit