Home Aktualitet Familjarët e ...

Familjarët e të zhdukurve në Sarandë, protestë para Policisë së Shtetit

35
0

Autoritetet ende nuk kanë mundur të gjejnë dy 46-vjeçarët Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi edhe pse kanë kaluar gati një muaj nga zhdukja e tyre në Sarandë.

Teksa nuk kanë asnjë informacion për fatin e të zhdukurve, familjarët e tyre kanë protestuar sot para Policisë së Shtetit.

Me foto të të zhdukurve, familjarët kërkojnë angazhimin e policisë për të zbuluar vendndodhjen e dy 46-vjeçarëve.

Ndërkohë, tre prej familjarëve janë takuar me përfaqësues të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

“Duam trupat e tyre. Shteti nuk po punon ashtu siç duhet. Është 26 ditë, po shkon një muaj. Nuk kemi asnjë komunikim. Asnjë gjë, duam që shteti të gjejë trupat. Nuk ka lidhje konflikti i pronësisë. Po të kishte konflikte nipi im, s’do dilte lirshëm. Kemi ardhur për protestë paqësore këtu. Shteti të gjejë trupat dhe të kapë autorët.” -tha Kujtim Krasniqi, xhaxhai i Sulovarit.

Policia mendon se dy të zhdukurit janë ekzekutuar dhe trupat e tyre mund të ndodhen në territor të Bashkisë Konsipol. Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan, por në gjendje normale.

Nga pamjet filmike është e vështirë te dallohet shoferi dhe pasagjerët pas, por dihet qe targat e mjetit janë greke të vjedhura në Lezhë. Ndërkohë, janë sekuestruar 8 automjete, si dhe është arrestuar një 28-vjecar, që thuhet se ka bashkëpunuar me autorët e rrëmbimit të dy të zhdukurve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit