Home ShowBiz Fansat besojn...

Fansat besojnë se Capital T është fejuar me Adrola Dushin, reagon reperi

367
0

Capital T është përfolur prej kohësh se është në një lidhje me modelen Adrola Dushi. Gjithçka nisi pasi Adrola mori pjesë në një nga klipet e reperit. Megjithëse e kanë mohuar romancën mes tyre, postimet që janë bërë në rrjete sociale kanë hedhur më shumë dyshime mbi raportin e tyre.

Së fundmi, reperi është përballur me një situatë tjetër që lidhet me Adrolën. Ai ka publikuar një foto ku shihet me Adrolën krahas këngës “C’est la vie”. Shumë fansa nisën ta urojnë për një fejesë me bukuroshen shqiptare, gjë që solli dhe reagimin e tij.

Pas komenteve të shumta, reperi shpjegoi se ka qenë stafi i tij i cili ka postuar këtë imazh për të rikthyer këngën. “Kur të fejohem në të vërtetë më bëni urime. Kjo fotografi u postua nga stafi im të cilët e menaxhojnë faqen time. Ju faleminderit.”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit