Home Aktualitet Fati i PD-së,...

Fati i PD-së, Ivi Kaso: Të qetësojmë qytetarët, ska asnjë vendim të ri për drejtimin

208
0

Ivi Kaso nga Komisioni i Rithemelimit, thotë se nuk ka ende një vendim nga Gjykata e Apelit për drejtimin e PD-së.

”E para e rëndësishme është të qetësojmë publikun nga dezinformimi, se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë për shkak të ndërhyrjeve të mazhorancës një vendim nga gjykata e Apelit. Kjo çështje as nuk duhet të kishte vajtur fare në gjykatë, ku siç e dimë dhjetorin e vitit të kaluar është mbajtur ku Kuvendi i demokratëve, ku anëtarësia ka marrë në dorë drejtimin e partisë dhe ka vendosur vetë për organet e veta legjitime.

Ligji për partitë politike e përcakton se këto vendimmarrje të rëndësishme në jetën e partive politike regjistrohen në regjistrin e partive politike që mbahet në Gjykatën e Tiranës. Këtë proces e bën gjykata, e bën një gjyqtar që nuk është në gjyq. Gjykata e ka kryer verifikimin në raport me ligjin dhe ka urdhëruar regjistrin që të mos e regjistrojë vendimin e gjyqtarit të vet”,-tha Kaso në ”Top Story”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit