Home Aktualitet Fatmir Xhafaj...

Fatmir Xhafaj, kritika qeverisë: E papranueshme që sot flitet për mungesë zyrash të institucioneve të reja të drejtësisë

312
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kuvend, ku po diskutohet për buxhetin e 2022, foli edhe për mungesën e investimeve për institucionet e reja të drejtësisë. Xhafaj tha se sot dy vite pasi SPAK ka nisur punimet, është e papranueshme që flitet për mungesë zyrash.

Po ashtu, Xhafaj një nga hartuesit e Reformës në Drejtësi, u shpreh se mjediset aktuale të Gjykatës së Lartë janë në gjendje të mjerueshme.

E papranueshme që kur kanë kaluar 2 vite që nga fillimi punës së SPAK, flitet për mungesë zyrash për prokurorët dhe hetuesit e BKH-së. Ende nuk ka një përllogaritje në buxhet me ndryshimin e hartës gjyqësore. Nuk ka asnjë angazhim për rritjen e studentëve në shkollën e magjistraturës. Mjediset aktuale në Gjykatën e Lartë janë në gjendje të mjerueshme dhe nuk po gjendje fond për ndërtimin e një gjykate të re. Nuk duhet të mos shohim edhe anën tjetër përgjegjshmërinë e vet institucioneve për buxhetin. Besoj se para së gjithash duhet të ndryshojë politik bërja për menaxhimin e buxhetit të këtyre institucioneve.

Njerëzit e drejtësisë janë sot një nga njerëzit më të paguar në vend. Nuk janë dhuratë e askujt janë investim nga taksta e qytetarëve të këtij vendi. Më shumë përgjeshmëri transparencë, luftën kundër krimit të organizuar dhe pandshkueshmërinë në nivele të larta, mbështetjen e buxhetit e keni”,– deklaroi më tej Xhafaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit