Home Aktualitet Fatmir Xhafaj...

Fatmir Xhafaj kundër zgjatjes së mandatit të Vetting-ut, kërkon analizë

61
0

Ish-ministri i Brendshëm dhe deputet i PS, Fatmir Xhafaj del kundër nismës kushtetuese të propozuar nga Partia Socialiste për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetting-ut, duke dalë kështu kundër. Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, ku po diskutohet nisma e mazhorancës për ndryshime kushtetuese që do të zgjasnin afatin e mandatit të organeve të Vetting-ut, Xhafaj theksoi se duhet një analizë.

“Kushtetuta e ka zgjidhjen sot që flasim, edhe opsionin kur do të përfundonte afati 5 vjeçar i këtyre institucioneve. Nuk është thjesht një nen i vetëm dhe teknik, por është çështje e rëndësishme.

Varet integriteti i vetë Reformës në Drejtësi. Ne duhet të gjykojmë për këtë proces. Në gjykimin tim është e nevojshme një analizë të plotë të situatës aktuale. Pse 2.5 vjet, e jo 3 vjet?

Duhet një analizë që të kuptojmë a po marrim vendimin e drejtë, që t’i qëndrojmë parashikimin e ri. Mbi procesin janë hedhur shumë dritëhije. Cilët janë faktorët e vonesës së vettingut? Pse u kalua 5 vjeçari?”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit