Home KRYESORE Fatmir Xhafaj...

Fatmir Xhafaj në Kuvend: Qeveria të jetë më e përulur dhe komunikuese me njerëzit

660
0

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj, ka folur në Kuvend për buxhetin e vitit 2023, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë, duke theksuar se nevoja është të fokusohen ndihmat te pensionistët dhe të rinjtë dhe të mos bëhen investime si në kohë paqeje.

Situatat aktuale duhet ta bëjnë qeverinë shumë më të përulur, shumë më komunikuese me grupet e interesit e kryesorja e të jetë transparente e të angazhuar realisht në luftën kundër korrupsionit me menaxhimin e përdorimin e fondeve buxhetore.

Bie dakord më disa masa shtrënguese në buxhet megjithatë është absurde që kur flasim për kohë lufte të programojmë disa investime dhe shpenzime si në kohë paqeje.

Që të ketë kuptim dhe ajo shprehja “shtriji këmbët sa ke jorganin”.

Kjo e për faktin se këmbanat e krizës energjitike dëgjohen gjithnjë e më pranë si një pandemi e re ekonomike. Besoj se po punohet shumë mirë për ta menaxhuar por përtej krizës ne duet të shohim se si duhet të përfitojmë për të ardhmen që mos bëjmë të njëjtat gabime.

Buxheti dhe në këto kushte shtrëngese mendoj se mund dhe duhet të ishte dhe më shumë i foksuar të xhepi i të pamundurit vecanërisht tek xhepat e pensionistëve pa mbështetje shtesë apo të programojmë më mirë disa politika incentivuese për të rinjte, mbështejtja e bizneseve të reja, punësimi i të rinjve, shtimi i banesave sociale etj”, tha Xhafaj ditën e sotme në Kuvend.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit