Home Bota Fëmijët e Tru...

Fëmijët e Trump pritet të dëshmojnë në Gjykatë për mashtrim civil

13
0

Djali i madh i ish-presidentit Donald Trump do të jetë i pari që do të dëshmojë  për mashtrim civil në gjykatën e Nju Jorkut e cila mund të rrezikojë të  kufizojë ashpër aktivitetet e biznesit të familjes.

Donald Trump Jr, Eric Trump dhe motra e tyre Ivanka Trump pritet të dëshmojnë.

Djemtë e Trump, të cilët janë drejtues të lartë të Organizatës Trump dhe të bashkëpandehur në këtë rast, akuzohen për falsifikimin e të dhënave të biznesit, mashtrimin e sigurimeve dhe konspiracion, ndër pretendimet e tjera.

Megjithëse këta të fundit kanë  mohuar çdo akuzë.

Gjyqi i mashtrimit prej 250 milionë dollarësh (206 milionë £) i sjellë nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, akuzon ish-presidentin për fryrje të vlerës së pronave të tij.

Gjykatësi Arthur Engoron, i cili po mbikëqyr çështjen, më parë vendosi se zoti Trump gënjeu rregullisht në pasqyrat e tij financiare dhe e ekzagjeroi pasurinë e tij neto me miliarda dollarë. Mbivlerësimi i lejoi zotit Trump të merrte norma të favorshme kredie dhe prime më të ulëta sigurimi, thuhej në vendimin e gjykatësit.

Çështja aktuale do të vendosë dënimet dhe nëse të pandehurit kanë shkelur ndonjë ligj shtetëror në Nju Jork.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit