Home Aktualitet Femra e parë ...

Femra e parë në Komitetin Ekzekutiv të FSHF, Anila Basha: Privilegj dhe përgjegjësi!

414
0

Ditën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore u votuan edhe për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv në FSHF. Një vend të sigurt për herë të parë siguroi edhe një femër, Anila Basha, e cila tashmë do të jetë pjesë e FSHF-së. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Anila Basha e ka cilësuar si nder dhe privilegj që është përfaqësuese në FSHF në ’30 vitet e fundit.

“Një rrugëtim i ri në botën e sportit. Nga sot, e para vajzë, në Komitetin Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, që nga krijimi në vitet ’30. Përveç se është një privilegj, mendoj se është edhe një përgjegjësi. Unë jam që jam rritur stadiumeve gjatë gjithë këtyre viteve, dashuroj brenda vetës lojën e bukur të futbollit.

Sot kam shansin e madh të kontribuoj, një në 10 anëtarë në qeverinë e futbollit shqiptare. Ndokush ka menduar se do jemi të fshehtë dhe të fshehur, por për mua në ekip, kjo më duket disi vështirë. S’do bëjmë vetëm zhurmë. Jam e bindur që do bëjmë shumë punë. Sot u zgjodha me 35 vota, por falënderoj 43 anëtarët e regjistruar në Asamble, por dhe të tjerë që nuk ishin aty, sepse futbolli veçse na bashkon”, shkroi Anila Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit