Home Aktualitet Fenomeni PSD,...

Fenomeni PSD, një faktor në fitoren e PS-së në veri

115
0

Pa Tom Doshin, PS-ja nuk do të kishte pasur suksesin elektoral në disa bashki. Numrat e votave flasin se pa mbështetjen e PSD-së, Benet Beci në Shkodër, Pjerin Ndreu në Lezhë, Kristian Shkreli në Vaun e Dejës dhe Tonin Marinaj Malësinë e Madhe do të kishin mbetur thjesht aspirata për Partinë Socialiste.

Benet Beci ka marrë mbështetjen me 34.531 vota, ndërsa Bardh Spahia 22.804 vota. Pas numërimit të votave për këshill bashkiak, e cila konsiderohet edhe si vota politike, rezultoi se Partia Socialiste ka marrë 17.963 vota ndërsa Partia Social Demokrate 12.908 vota. Benet Beci ka shkuar përtej, duke mundur të grumbullojë 3660 fletë votimi më shumë se sa të dyja partitë bashkë.

PSD-ja është një forcë politike, e cila tashmë është një realitet politik jo vetëm në veriun e vendit dhe Tom Doshi rezultoi të jetë “kingmaker” i ri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit