Home Aktualitet Festat shqipt...

Festat shqiptare, por edhe pse krizë pushimet do bëhen jashtë

242
0

Është traditë që për festat e nëntorit, shqiptarët të festojnë, por edhe të udhëtojnë vendit. “Bëjnë udhëtime, pushime, jashtë vendit, gjatë festave të nëntorit”, thotë Besnik Vathi, kryetar i shoqatës së operatorëve turistikë. “Pra gjatë këtyre festave ka lëvizje shumë të madhe në krahasim me gjithë periudhën e vendit”.

Fluturimet “low cost” shihen si alternativa më e mirë për një fundjavë të gjatë. Italia, Franca, Spanja dhe Turqia janë destinacionet më të preferuara, por së fundmi listës po i shtohen edhe Abu Dhabi dhe Dubai, ku paketat që ofrohen janë tunduese për shkak të kostos që është reduktuar ndjeshëm falë fluturimeve direkte.

Destinacionet e afërta që aksesohen me autobus preferohen me shumë, sidomos në këtë periudhë që të gjithë janë prekur nga kriza e çmimeve. Operatorët turistikë shprehen se gjithnjë e më shumë po shmanget avioni dhe po preferohet autobusi si mjet transporti për të vizituar vendet e rajonit, por edhe shtete të largëta.

Për ditën e pavarësisë në Stamboll, apo për festën e çlirimit në Mynih. Destinacionet e preferuara nga shqiptarët për festat e nëntorit shtrihen, sipas jorganit, nga rajoni në Europë dhe së fundmi edhe në Abu Dhabi dhe Dubai. Me një llogaritje të tillë arratisja patriotike për festa, varion nga 135 euro për dy ditë me autobus në Maqedoninë e Veriut, deri në 950 euro për një pushim të gjatë në Emiratet e Bashkuara Arabe. /A2cnn/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit