Home Aktualitet Festivali Okt...

Festivali Oktoberfest, birra “viktimë” e inflacionit

37
0

Në kryeqytetin e landit të Bavarisë, Mynih, nisi Oktoberfest, festivali më i madh i birrës në botë. Edicioni i 188-të është planifikuar që të zgjasë edhe dy ditë më shumë se zakonisht, me shpresën për t’u rikthyer në ditët e lavdishme të festivalit, para se të niste pandemia. Mynihu pret të paktën gjashtë milionë vizitorë nga e gjithë bota.

Mynihu pret rreth gjashtë milionë vizitorë nga e gjithë botaFotografi: Sven Hoppe/dpa/picture alliance
Por rritja e inflacionit në Gjermanika ndikuar edhe në çmimin e birrës. Një litër kushton nga 12.60 euro deri në 14.90 euro – një rritje prej afërsisht 6.1% krahasuar me vitin e kaluar. Festivali i birrës do të përfundojë më 3 tetor, kur Gjermania feston 33 vjetorin e ribashkimit të saj. DW

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit