Home ShowBiz Fifi sjell kë...

Fifi sjell këngën e re të titulluar “Nale”, shfaqet duke vallëzuar së bashku me Gracianon

46
0

Këngëtarja Fifi së fundi është bërë pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dancing With The Stars”. Ajo ka shkëlqyer në skenë në krahët e mikut të saj dhe partnerit në vallëzim, balerinit, Graciani Tagani. Fifi edhe pse është e angazhuar shumë me spektaklin, ajo nuk ka ndaluar së punuari në pasionin e saj, muzikën.

Artistja nga Ferizaji, sapo publikoi sot (e shtunë), projektin e saj më të ri me titull “Nale”. Këngëtarja e bëri këtë të dikur në rrjetin e saj në Instagram.

“Nale është një prej këngëve që mezi kam pritur ta nxjerr dhe ta prezentoj para jush. Uroj shumë ta shijoni dhe ta ndieni, siç e kam ndier deri në këtë moment qe e ndava me ju”. Ajo po ashtu, në një pjesë të këtij klipi muzikor, shfaqet duke vallëzuar së bashku me Gracianon, partnerin e saj në “Dancing With The Stars”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit