Home Sporti Fiorentina be...

Fiorentina befason Atalantën e Gjimshitit, 3 penallti në Bergamo (VIDEO)

283
0

Fiorentina ka arritur që të marrë një fitore surprizuese në transfertën ndaj Atalantës. Skuadra e Gasperinit është befasuar 1-2 në shtëpi nga vjollcët, teksa ndeshja u vendos nga 3 penallti.

Dusan Vlahovic shënoi dy herë për Fiorentinën nga pika e bardhë në minutën e 33-të dhe 49-të. Në krahun tjetër te Atalanta ishte Zapata që do të shënonte po me penallti.

Bergamaskët u hodhën në kërkim të golit të barazimit, por nuk do të arrinin të kalonin portierin Tarracano. Gjimshiti shënoi në fillimin e ndeshjes, po goli i tij u anulua me VAR për pozicion jashtë loje. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit