Home Aktualitet Fishekzjarre ...

Fishekzjarre në mesnatë, gjobë deri në mbyllje biznesi. 3 Ministri lidhin një marrëveshje

28
0

Kushdo që hedh fishekzjarre në mesnatë, do të gjobitet, e madje nëse janë biznese, do rrezikojnë të mbyllen. Ligji ekziston prej 2007-ës, por institucionet nuk e zbatojnë. Në këto kushte, tri ministri lidhën një marrëveshje që synon të luftojë ndotjen akustike në zona të banuara duke shtuar kontrollet në terren.

Autorët e zhurmave që shkaktojnë ndotje akustike do të përballen me gjoba, deri në mbyllje të aktivitetit. Policia e rendit do të ushtrojë kontrolle të shtuara për zhurmat në zonat urbane bashkë me policinë bashkiake. Tri ministri firmosën një udhëzim të përbashkët i cili synon të rregulloj në mënyrë ligjore problematikën.

Fenomen shqetësues mbetet hedhja e fishekzjarrëve në mesnatë, për të cilat sytetarët ankohen më shumë. Edhe pse prej 3 vitesh ka një ligj që e rregullon këtë pjesë, thuajse asgjë nuk është bërë.

“Duhet të përfundojë dhe të zbatohet në mënyrë të rreptë rregulli nga Policia e Shtetit praktika e hedhjes së fishekzjarrëve në orët e vona të natës nga persona të papërgjegjshëm, që festojnë festa private familjare, duke prishur gjumin dhe qetësinë e natës të një qyteti të tërë”,-u shpreh Balla.

Ligji për zhurmat daton në vitin 2007. Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndër arsyet e mosfunksionimit siç duhet përmendi edhe kalimin e topit nga një institucion në tjetrin. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, tha se zhurmat janë të dytat si shkaktare sëmundjeje, pas ndotjes së ajrit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit