Home KRYESORE Analizë nga k...

Analizë nga kancelari austriak për Ballkanin Perëndimor

565
0

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer gjatë konferencës “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE” ku i pranishëm ishte edhe Edi Rama, vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe kërkoi hapjen sa më shpejt të negociatave.

Nehammer foli gjithashtu edhe për vendimin e parlamentit bullgar për të pranuar propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Lexoni më poshtë fjalën e plotë të tij në këtë Konferencë:

I dashur guvernator, i dashur minister rajonal, i dashur Edi, i dashur kryeminister, i dashur Abat! Faleminderit që na lejuat që të ishim miqtë tuaj sot këtu!

Të dashur pjesëmarrës në këtë forum e miq ndërkombëtarë, të cilët tashmë dëgjuan me rëndësinë e rajoneve të Europës.

Takimi i djeshëm i Këshillit ishte diçka që vërtetë më la shenjë dhe përpara mbledhjes në Këshill të krerëve të qeverive të shteteve të Be-së pati një konferencë për shtyp të shteteve të Ballkanit. Çështja është mjaft komplekse, sapo e dëgjuam. Dëgjuam lidhur me zhgënjimin, me kohëzgjatjen e madhe të negociatave, për mosnegociatat, për përpjekjet për të marrë statusin e kandidatit kur vjen fjala për çështjen e Bosnje-Hercegoviës, si dhe deri më dje edhe për bllokadën ekzistuese midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqiperisë që lidhet me këtë.

Ka shumë njerëz në Austri që mendojnë se mund të vënë në pikëpyetje angazhimin tonë dhe angazhimin tim si Kancelar dhe pyesin pse jemi kaq shumë në favor që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e familjes europiane dhe BE, të familjes në kuptimin më të pastër të fjalës. Përgjigja e kësaj pyetjeje është shumë e thjeshtë: Ka një arsye shumë pragmatike. Tashmë jemi mes investuesve më të mëdhenj në Ballkanin Perendimor por mos harroni, ka po ashtu dhe shumë konkurentë. Republika popullore e Kinës, Emiratet e Bashkuara Arabe, është po kështu dhe Turqia, e cila ka ndërtuar aeroportin në Kosovë, jo vetëm falë dashurisë për njerëzit, por edhe për të ndjekur interesa gjeopolitike.

Kështu që, arsyeja e parë që iu dhashë është një arsye shumë pragmatike, për vendndodhjen tonë të biznesit, për investimet, per shoqëritë tregtare të orientuara nga eksporti, Ballkani perëndimor është një rajon i rëndësishem.

Arsyeja e dytë, pse janë kaq të nevojshme shtetet e Ballkanit Perëndimor për ne që t’i kemi më afër sesa më larg, sepse është çështje sigurie. Bashkëpunimi, shkëmbimi i informacionit, krimit të organizuar, terrorizmit, këta të fundit nuk njohin asnjë kufij, nuk njohin asnjë kufij etnik. Ata punojnë sëbashku përtej të gjithë kufijëve. Një prej grupeve më të rrezikshme, krimi i organizuar në Serbi nuk njeh asnjë përkatësi etnike kur vjen fjala për çështje qe lidhen me krimin. Një nga gjërat që i bashkon ato është të kërcënojnë shoqëritë civile, të kryejnë krime dhe të stabilizojnë demokracitë. Ata bashkëpunojnë me terroristët dhe e kemi parë me sytë tanë pas sulmit terrost këtu që armët kishin ardhur nga Ish Jugosllavia dhe ishin shitur nga anëtarë të krimit të organizuar tek terroristët. Kështu që ne duhet t’i besojmë njeri-tjetrit, të kemi besim kur vjen fjala për shpërbërjen e shkatërrimin e këtyre strukturave e për të shkëmbyer informacion dhe gjëja më e madhe është të shkëmbejmë informacion shërbimeve inteligjente në mënyrë që t’i luftojmë këto rrjete kriminale. Kjo ishte arsyeja e dytë.

Arsyeja e tretë është kultura, diversiteti, afërsia me ne dhe me zhvillimin tonë historik. Ministri ynë i brendshëm shkoi në Bosnje- Hercegovinë dhe i kërkoi ministrit të brendshëm të Bosnje-Hercegovinës që të vizitonte të gjitha vendet e rëndësishme të besimit fetar në Sarajevë, tek kishat, sinagogat dhe xhamitë. Në Sarajevë është një nga xhamitë më të vjetra në Europë dhe po kështu një prej sinagogave më të vjetra. Është kultura jonë që na bën bashkë, artistët, ndikimet që e bëjnë Austrinë kaq të madhe e kaq të larmishme e që shpesh karakterizohen nga rajonet e Ballkanit dhe ne mund të jemi krenar për këtë. Kjo na pasuron, kjo krijon vende që janë pika të forta si ky. Dhe argumenti që është më kryesori, është historia jonë e rishtë që nuk është kaq e mirënjohur.

Sa absurde do të ishte nëqoftëse një kancelar austriak nuk do të rrinte krahë Shqipërisë që ajo të bëhej pjestare e familjes europiane. Ka qenë Austria, e cila ka nxitur pavarësinë kombëtare të Shqipërisë, ne e mbështetëm dhe e njohëm këtë pavarësi për shumë arsye. Arsye gjeopolitike, arsye gjeostrategjike, por po kështu, sepse kjo na sjell edhe më afër dhe tregon sesa pranë njëri-tjetrit jemi. Kjo lidhet me 1912, me vitet në vijim, me Luftën e parë botërore, me Luftën e dytë botërore, luftën e ftohtë. Kaq shumë gjëra kanë ndodhur gjatë kohës, por lidhja e fortë që vjen nga historia, lufta kundër Perandorisë Otomane deri në porta e Vjenës e përtej gjithmonë kemi qenë aleatë historie.

Sot të dyja vendet rreken të formësojnë aleanca edhe me Turqinë kur vjen fjala për cështje sigurie. Kjo është historia, ky është evoluimi. Le të mos mbetemi në narrativën e vjetër. Ajo cfarë ti the, Edi, është kaq e rëndësishme. Historia e Austrise karakterizohet nga përjetimi i uljeve e ngritjeve, kemi parë fitore e disfata. Kemi kryer gabimet më të rënda në histori gjatë Luftës se dytë botërore e për këto kemi marrë përgjëgjësi, sa kohë duhet për të. Ne jemi ndërmjetës të ndershëm kur vjen fjala për sjelljen e vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë, ndërkohë qe ata merren me të shkuarën e me historinë. Ndëkohë që lidhur me Serbinë po përpiqem të flas në nivel të lartë me Presidentin, me Kryeministrin, dhe po, keni të drejtë Edi ka shumë sfida, të cilat duhen trajtuar sidomos lidhur me tensionet etnike, sidomos kur vjen fjala për luftën në ish Jugosllavi dhe shpërbërjen dhe cmëndurinë që ndodhi aty, për bëmat e pabesueshme me një mizori të paimagjinueshme. Dhe ketu, po ashtu Austria mund të kontribuojë e mund të ndihmojë. Ne mund të mësojmë nga historia jonë me përulesi, jo si nje mesues kujdestar që drejton gishtin, por si dikush qe e di sesa e rëndësishme ka qenë që të merreshe me historinë në të shkuarën e vet, për të mbajtur përgjegjesi e si dikush që ka bërë detyrat e veta të shtëpisë.

Rruga drejt BE për Austrinë ka qenë një shteg mjaft i mundimshëm, jo i lehtë. Në nivel të brendshëm ka patur shumë diskutime dhe më së fundi gjetëm konsensus dhe më pas pas vijuan vite të tëra negociatash derisa u bëmë anëtarë përfundimisht i BE.

Pra, ne e njohim këtë rrugëtim të mundimshëm, por dallimi ynë në këtë cështje është se ne jemi pjesë e Bashkimit Europian dhe ju nuk jeni, ende jo. Por cfarë duhet? Duhet angazhim, jo vetëm nga Austria, por nga shumë të tjerë. Na duhen të tilla forume, na duhet një shkëmbin në nivel rajonal e po kështu në nivelin e krerëve të qeverisë dhe na duhet konferenca si ajo që përjetuam dy ditë më parë. Ky nuk ishte një efekt ëoë, por 27 krerët e qeverive të shteteve të Bashkimit Europian, sot Edi është këtu, por dje ishte kryeministri i Shqipërisë që ishte zë akuze në emër të vendeve të Ballkanit Perëndimor për ato gjëra që nuk janë materializuar dhe nuk kanë ndodhur ende.

Në fakt, erdhi si befasi e madhe për ata që janë larg këtij rajoni. Moderatorja më kërkoi që të jepja një këndvështrim për gjërat që duhet të ndodhin në mënyrë që të ketë progres për këtë çështje. Unë thjesht mund të them me pak fjalë “Na duhet të bëjmë punën e vështirë”.

Le të mos jemi naivë, opinioni i 27 vendeve anëtare ende nuk është homogjen, ende nuk është i bashkuar. Na duhet të përballemi me faktin që interesat janë mjaft të larmishme, por ajo çka konstatova unë është që kur ke aleatë, dhe është Kroacia, Hungaria, Sllovenia, dhe në qoftë se i themi qartësisht Këshillit se nëse i japim Moldavisë dhe Ukrainës statusin kandidat, që është konstrukt dhe nuk gjendet në traktatet fillestare, por është një konstrukt për të krijuar një urë, për të krijuar një perspektivë, unë jam i angazhuar për krijimin e kësaj perspektive.

Statusi kandidat nuk nënkupton çeljen e bisedimeve për anëtarësim. Jepuni vendeve një perspektivë, një të ardhme. Bosnje-Hercegovina është një vend që është po kaq pranë nesh sepse shumë boshnjakë, kroatë dhe serbë jetojnë në Austri, qysh prej luftës Botërore, kanë ardhur këtu dhe ne kemi marrë përgjegjësi për këta njerëz sepse i kuptojmë ata, sepse ndjejmë frikërat, dhimbjet dhe nevojat e tyre.

Kryeministri shqiptar ka të drejtë kur thotë “Po, në Ballkan ka shumë detyra për t’u bërë” dhe në Bosnje Hercegovinë ka edhe më shumë që duhet bërë, por nuk mund t’i krahasoni vendet me njëri-tjetrin. Si ministër i brendshëm, unë mund të konfirmoj përpjeket që ka bërë Shqipëria për sigurimin e sundimit të ligjit, sigurinë e brendshme, transparencën, sidomos në kuptimin europian.

Na duhet po kështu të jemi të hapur. Bashkimi Europian duhet të shohë se sa i madh është përparimi që keni arritur dhe kjo është arsyeja pse njerëzit janë kaq të dëshpëruar sepse nuk është e ndershme të përzihen gjërat me njëra-tjetrën dhe tashmë, që ka patur një votë në parlamentin bullgar dhe më lejoni ta theksoj sepse shpesh flasim për politikën, për përgjegjësinë e për ndershmërinë. Kryeministri bullgar humbi votëbesimin në parlamentin e tij për shkak të kësaj dhe po lufton për ekzistencën politik si kreu i qeverisë. Kur vjen fjala për çështjen që duhet të ketë dakordësi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për ta zhbllokuar këtë proces e për t’i bërë drejtësi kësaj përgjegjësie europiane, ai e mori përsipër këtë rrezik dhe pavarësisht këtyre situatave të vështira, dje pati një zgjidhje të mirë për demokracinë kështu që ky propozim kompromisi u pranua, shoqëruar nga pressidenca franceze e Këshillit dhe nga pressidenti i Këshillit Europian.

Këtu Europa është e fortë dhe e bashkuar. Është e rëndësishme që rajonet të bashkëpunojnë, krerët e qeverive duhet të flasin me njëri-tjetrin, përfaqësuesit e Këshillit e po kështu edhe kryetari i Këshillit duhet të angazhohen dhe janë angazhuar me pasion politik për këtë dhe tashme kemi hedhur hapin tjetër, natyrisht.

Maqedonia e Veriut ka të drejtën ta shqyrtojë nëse ajo çka u votua në parlamentin bullgar është dicka me të cilën janë në rregull dhe duke folur për Maqedoninë e Veriut, ata kanë bërë gjithcka ka qenë e mundur për të arritur këtë progres, deri në ndryshimin e emrit të tyre. Kështu që, është detyrimi ynë për tu siguruar që ky proces të nisë njëherë e mirë.

Përtej kësaj është Bosnje Hercegovina. Vendi ka nevojë për vëmendjen tonë të plotë, ky vend nuk ka ecur kaq larg sa Maqedonia e Veriut apo Shqipëria, ka shumë hapa që ende duhen hedhur, tensionet etnike po rriten në vend që të ulen. Në vjeshtë e në dimër mund të ketë edhe më shumë tensione e dhunë teknike, deri në pikën që mund të përsëritet historinë që mori fund 30 vjet më parë.

Kjo është arsyeja pse Austria ishte kaq e vendosur në mbledhjen e Këshillit për ecurinë e Bosnjes. Natyrisht, prandaj duhet të ketë progres këtu edhe vende të tjera ranë dakord që statusi kandidat mund të jetë i mundur këtë vit në qoftë se përmbushen pikat e tjera individuale.

Është një proces i mundimshëm. A do doja më shumë për Bosnje Hercegovinën? Po, do doja. 27 vendet anëtare, natyrisht, do duhet të gjejnë një kompromis, një konsensus dhe bashkimi e uniteti kaq i diskutuar nuk duhet të vihet në rrezik.

Në fund, dua të them dicka e cila, përvec gjithë vështirësive dhe sfidave, është diçka me një perspektivë pozitive. Takimet e Këshillit në nivelin e krerëve të qeverive janë mjaft të ndershme dhe të pakompromista, si konferenca e mëparshme me një kryeministër shqiptar, i cili e bëri të qartë se cfarë duhet për Ballkanin Perëndimor sepse ka dëshpërim dhe duke e thënë këtë në mënyrë të ndershme. Ashtu siç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe i Bosnje Hercegovinës apo i Malit të Zi, pa asnjë formulë diplomatike, pa asnjë deklaratë e cila mund të keqinterpretohet. Jo. Fjalë të qarta, një shkëmbim i hapur. Kjo është tashmë dicka, është shumë. Po të mendosh për historinë europiane, është shumë. Është shumë kur mendon se si jemi marrë me njëri-tjetrin 100 vjet më parë, sa shumë gjak i të pafajshmëve është derdhur në tokën europiane. Nuk na duhet të shohim nga Ballkani Europian. Mjaft hedhim sytë nga historia jonë europiane.

Ka progres. Në fakt, progresi është i ndjeshëm. Ne bashkëpunojmë, protokolli nuk është kaq i rëndësishëm. Në fakt, punonjësit tanë e pëlqejnë sepse flasin drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin dhe cështja e kufijve ishte më e dukshmja në situatën e pandemisë. Austria është në qendër të gjithë kësaj, një zemër e fortë, sic thuhet në himnin tonë dhe njerëzit që jetojnë në rajonet kufitare kanë vuajtur nga të gjitha këto kufizime. Vetëm nëse bashkëpunojmë në nivelin e krerëve të qeverive e shteteve, nëse u ofrojmë mbështetje niveleve rajonale, këto probleme mund të zgjidhen. Ne e kemi bërë, edhe pse jo gjithmonë ka qenë e lehtë por ka funksionuar. Kështu që, Europa po e bën praninë në ndjehet më fort se ndonjëherë. A është e lehtë? Jo. Kemi kriza si kurrë më parë, kjo është e vërtetë, por po kështu kemi një Europë ndryshe. Sot, krizat mund të zgjidhen më mirë dhe më shpejt sesa dhjetë apo njëzet vite më parë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Nuk do të përpiqem t’i zbukuroj gjërat apo t’i kaloj lehtë me fjalë, jo, aspak. Krizat i bëjnë gjërat më të vështira për njerëzit dhe po ashtu ka rrezik kur nuk gjendet një zgjidhje, le të mos jemi naivë, por po kështu na sjell më pranë, së bashku e çon në dialog dhe qasje që orientohen nga zgjidhja dhe mund ta bëjmë këtë të matshme. Ne jemi më të fortë ndërsa dalim nga kriza sesa kur hyjmë dhe kjo, në fakt, është kurajë për krizat që mund të vijnë, së bashku ne jemi më të fortë, kemi rezultat më të mirë dhe Europa, si bashkim, nuk duhet ta humbasë këtë nga sytë. Rumania, Bullgaria, Hungaria Lindore, shumë mbetet për tu bërë.

Prosperiteti europian është një cështje e rëndësishme, jo vetëm për pak, por për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Është edhe çështje e drejtësisë sociale, por sot po flasim që po kërkojmë zgjidhje dhe po i gjejmë ato. Me këtë optimizëm në mendje dhe sidomos në këtë vend, në abaci, që është një vend që na jep forcë, ku njerëzit vijnë të luten dhe luftojnë me veten e tyre dhe kjo lufta me veten të jep forcë, të jep vetëbesim që mund të vazhdojmë dhe të tejkalojmë krizat e ardhshme duke punuar sëbashku. Kjo do të na cojë në shumë mundësi për ne dhe për të gjithë ne sëbashku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit