Home Aktualitet Flakët përfsh...

Flakët përfshijnë pallatin në Korçë! Shpëtojnë për mrekulli 3 familje

92
0

Një pallat është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në fshatin Shtyllë. Dëmet materiale janë të mëdha, por fatmirësisht kanë shpëtuar pa dëmtime banorët.

Mësohet se në këtë pallat jetonin 3 familje, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë në momentin e rënies së zjarrit.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.

Njoftimi

Më datë 28.11.2021, në mbrëmje, në fshatin Shtyllë, Korçë, ka rënë zjarr në një godinë/pallat ku janë djegur banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit