Home Aktualitet Flamur Noka n...

Flamur Noka nxjerr letrat dhe thotë: Lejen e ndërtimit Malltezit ia dha Edi Rama

37
0

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, një nga mbështetësit më të palëkundur të Sali Berishës ka publikuar disa dokumente ku akuzon kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, lejen e ndërtimit Jamarbër Malltezit, sot i arrestuar, ia ka dhënë kryeministri Edi Rama. Ai nuk i ndal akuzat as për prokuroren e çështjes, Enkeleda Millonai.

“Heqjen nga kompleks sportiv dhe kalimin në truall të pronës së Ish klubit Partizani (pronë e vjetër e 5 Familjeve të mëdha të Tiranës) e ka dhënë Edi Rama …Lejen e ndërtimit Jamarbër Malltezit ia ka dhënë Edi Rama e jo Sali Berisha…Ja fotokopja e lejes Ndërtimit…. Prove e jo dokërr alla Millonai”, shkruan Noka.

Aktualisht Sali Berisha është nën masën detyrim paraqitje dhe nuk mund të largohet nga vendi në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Sipas SPAK, ish-kryeministri me veprime konkrete ka ndikuar në miratimin e ligjeve apo akteve nënligjore të cilat u përshtatën me kërkesat e 5 pronarëve, mes të cilëve përfitues ishte dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Berishën, pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish-kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit