Home KRYESORE Flet ish-krye...

Flet ish-kryetari i gjykatës së lartë Zef Brozi: SHBA ka informacion për 30 vitet e pasurisë së Berishës

7518
0

Ish-kryetari i gjykatës së lartë, Zef Brozi thotë për median se “SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë”, thekson Brozi. Duhet theksuar se Zef Brozi ishte i pari nga sistemi i drejtësisë që e kundërshtoi hapur Presidentin e kohës, Sali Berisha. Me pas Zef Brozi u shkarkua me ceremoni nga Berisha. Tani jeton në SHBA.

Pyetje: Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken shpalli  NON GRATA Sali Berishën dhe familjen e tij. A ishte një rrufe në qiell të pastër, apo rrjedhja logjike e ngjarjeve? Sipas jush në bazë të cilave informacione DASH ka marrë një vendim kaq të rëndë?

Zef Brozi: Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me shpalljen “Non Grata” të Berishës dëshmon mbështetjen e fuqishme të saj për Shqipërinë, për luftën kundër korrupsionit të pushtetarëvë dhe ish-pushtetarëve të lartë të këtyre 30 viteve, për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe për demokracinë e ëndërruar.  Natyrisht që ky vendim bazohet në informacionet e shumta që kanë institucionet në Amerikë dhe më gjerë gjatë tri dekadave. Por institucionet e Drejtësisë duhet ta kuptojnë mire mesazhin dhe mbështetjen që po u jepet dhe duhet të veprojnë. Një mal me prova ato i kanë në Shqipëri për vënien para drejtësisë të të pandëshkueshmit e të paprekëshmëve të derisotëm për korrupsionin e krimet e tyre.

Faleminderit Amerikës edhe për këtë akt me domethënie të madhe! Amerika gjithmonë ka qenë në anën e drejtë të historisë së Shqipërisë dhe asaj botërore. Se sa heret apo sa vonë i kuptojnë analistët , politikanët, pushtetarët e të tjerët qëndrimet e qeverisë së SHBA varet nga shumë faktorë. Por ka edhe nga ata që nuk duan t’i kuptojnë apo bëjnë sikur nuk i kuptojnë ato dhe harxhojnë kohën me  interpretime false sipas oreksit dhe interesave të tyre.

Si mendoni se duhet të veprojë drejtësia për familjen Berisha, por edhe për politikanë të tjerë shqiptarë që sot në sy të të gjithëve jetojnë në prona që shohim dhe bëjnë një jetë luksi. A mendoni se Drejtësia e Re do të hetojë mbi origjinën dhe burimin e këtyre pasurive? 

SPAK, BKH dhe Gjykata e Posacme kanë një mision të madh e jetik për vendin: Ta çlirojnë Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit dhe krimit e t’i japin fund mosndëshkueshmërisë së pushtetarëvë e ish pushtetarëvë të lartë, kushdo qofshin ata. Mjeti më efektiv në këtë luftë është konfiskimi i parave dhe pasurive të paligjshme të tyre.

Unë u bëj apel shtypit, medias dhe të gjithë shqiptarëvë që të mbështesin fort organet e drejtësisë, sidomos SPAK, BKH e Gjykatën e Posaçme, tha Brozi për shqiptarja,com

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit