Home Aktualitet Fletushka kun...

Fletushka kundër fesë islame para xhamisë në rrugën e Kavajës, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

69
0

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për veprën penale të nxitjes së urrejtjes fetare. Kjo vjen pasi në rrugën e Kavajës, para xhamisë “Dine Hoxha, janë shpërndarë fletushka kundër fesë islame.

Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera nëse në lidhje me këtë ngjarje ka ndonjë person të dyshuar ose jo. Megjithatë ka pasur një reagim në rrjetet sociale nga imami i kësaj xhamie, Ahmed Kalaja. .

Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë ose orientimit seksual, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja, me qëllim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit